02 gusht 2009

«toshkëz»

toshkëz o toshkëz me emër peshku
toshkëz o toshkëz
o fshat dyfeku
që s'të kam parë fare
veç kam parë vajzën lozonjare
almën që s'është më fshatare
toshkëz-toshkëz me kasht' e baltë
toshkëz moj
me hu e lopatë
po të këndon ervini i ngratë
ndryshe nuk e qasin gratë
toshkëz o toshkëz
përparimtare
me çizme e shami basme
shami basme nëpër gardhe
gardhet janë nëpër ugare
ugaret plot me fshatare
të turpshme që punojnë
punojnë që të rrojnë
të rrojnë që të punojnë
e jetë të gëzojnë
toshkëz
me gardhe e varre
toshkëz
s'ke male fare
toshkëz
plot me traktorë
plot kombajna e zetorë
brigadierë e revizorë
shefa, dizenjatorë
stallierë, viça e lopë
kryetarë e agronomë
kapistra, shalë, hamshorë
pula, qena e milorë
plot mullarë hamullorë
kallamishte e piktorë
plot flamurë tranzitorë
dhe mësues provizorë
që nga shkodra gjer në vlorë
toshkëz
toshkëz me lëndina
me lëndina e kodrina
dele tulla edhe shina
duhan rrugë e makina
rendimente e vitrina
plepa thana qepë vidha
e kuti me aspirina
që të mos na dhembë kaptina
ka më pas xhama e tjegulla
por edhe vreshtë edhe pjergulla
plot bute e fuçia
rroftë vera! lart rakia!
pellgje pellgje edhe çezma
që në verë i zë lemza
plaka plaka pleq shumë
që i hyjnë gjithkujt në punë
toshkëz me zhaba
toshkëz pa kishën
kishëzën e prishëm
toshkëz me kanalin
kanalin s'e ndalin
pengesat që dalin
për toshkëzën këngë thur tërë jetën
o toshkëz...
o t... shkë...to...ëz t.

25 nëntor 1988

Ervin HATIBI

1 koment:

Hebes Chasma tha...

Kjo vjershe e lavdishme shpreh me se miri mendesine grabitqare te shqipKarit. Grabitqaret ne pergjithesi percmojne punen dhe punetorin. Per kete arsye i lavdishmi Hatibi shkruan "punojne qe te jetojne qe te punojne". Po ai perse jeton? Apo per perjetesine. Apo te shkruaje poezi qe ta qasin grate.