06 shtator 2009

PS-ja dhe parlamenti

Në kongresin e saj të jashtëzakonshëm, u duk qartë se Partia Socialiste ka sadopak përçarje mes krerëve të saj, jo vetëm në përpjekjet e secilit për të fituar frerët e partisë, por edhe për mënyrën si ata mendojnë duhet vepruar me parlamentin.

Pas shqyrtimesh të shumta, kongresi i PS-së vendosi të mos njohë zgjedhjet e 28 qershorit, por gjithsesi të marrë pjesë në parlament nëse parlamenti plotëson kushtet e saj.

Pas mbylljes së kongresit, kryetari i PS-së, Edi Rama, parashtroi kushtet që kongresi i partisë së tij vendosi t'i kërkohen parlamentit dhe presidentit, mes të cilave kërkohet krijimi i një grupi parlamentar për të hetuar zgjedhjet, si dhe vënia në dispozicion e gjithë materialeve zgjedhore, sidomos për zonat ku numërimi është vënë më tepër në pyetje.

Ky vendim, ndonëse lidhur me zgjedhje të dyshimta, është i drejtë dhe shpresoj se deputetët e Partisë Socialiste do të marrin pjesë në parlament për t'u dhënë zgjedhësve të tyre përfaqësimin që ata kërkuan me votën e tyre.

Nuk ka komente: