17 janar 2010

Zëri i arsyes në mes të marrëzisë

Ky artikull nga një ish-këshilltar i fushatës zgjedhore të PD-së hedh dritë mbi fatin e Shkodrës dhe si lidhet ai me zgjedhjen e krerëve të PD-së herë pas here në atë qytet apo atë zonë. Shkodra ka njëzet vjet që voton pa pikë dyshimi për PD-në. Ajo ka gjithashtu njëzet vjet që vuan e rrënohet ndërkohë që shoqet e saj shtrojnë rrugë e ftojnë tregëti.

Ndonëse nuk do shkoj aq larg sa artikullshkruesi dhe të them se Shkodra e meriton fatin që po vuan sot, dua të them se shpresoj se diçka e mirë do të dalë nga kjo e keqe që ka plakosur një nga zonat më të varfra dhe më të shpërfillura të Republikës. Më bëhet qejfi, gjithashtu, që shkruesi vjen nga mesi i PD-së ose i atyre që mundësoi mbajtjen e tyre të pushtetit, nga mendoj se do t'u vijë (dhe duhet t'u vijë) fundi krerëve të sotëm e të njëzet vjetëve të fundit të PD-së.

Nuk ka komente: