20 shkurt 2008

«si lindi dashuria»

nga dy gradët që ngriti përqafimi ynë
lindi një valë që u përhap me suvalë
përtej kraharorëve të nginjur
drejt hapësirës së paepur të zemrës

vallëzoi vala me një trokitje zemre
dhe përqafimthi nën përqafimin tonë
me hapat e tyre përshkuan trupat tanë
si troke lajmëtare mbi brigje pritjesh

u hap lajmi me tak-tak
iu gjegj zemra me tik-tak
dhe në sytë tanë për një çast
sa nga vala aq nga vallja
lindi e u shkri një lot ngrohtësie
shkrepi një shikim dashurie

Nuk ka komente: