07 mars 2008

«di»

ajo që unë di—
që ti ndodhesh atje,
një botë më tej;
që miliarda elektronë në tel
na ndajnë sot ne;
që pak elektronë të tjerë
rrallë na bashkojnë;
që fjalët që prurin
shpejt më lartojnë;
që buzagazi që mbjellin
ditët m'i ngroh—
të bën rreze gëzimi,
erë frymëzimi,
fjalë shprese,
kujtim jete;
të bën të jesh
një emër
që në zemër
më buzëqesh

Nuk ka komente: