02 mars 2008

«thinjat»

s'e ka fajin pasqyra
se pas thinjave që ajo tregon
del ti e një tjetër e një tjetër
del një ditë e muzgët
një natë e errët
dhe në kryet e mia shkruhet një histori
dhe në thinjat e mia mbetet një njeri
një kujtim, një lot a një shpresë e mbetur shpresë
e pavënë në jetë, e lënë në harresë
atje dergjet lumturia
atje shkon e vdes rinia
atje lind e vdes gëzimi
atje shkon e shkel mundimi...

të argjendtat fije të flokut
sot fshehen nën rininë e kokës:
atje zien e vlon një ditë harruar kohës,
atje rrojnë e gëlojnë çaste hidhërimi,
atje merr jetë e frymë një hije dëshpërimi...

2 komente:

Eni Halilaj tha...
Komenti u hoq nga autori.
Eni Halilaj tha...

kam harruar ta ve kete; e shkrova nen frymzimin e kesaj tendes:

nje tjeter vit sot me braktisi
u arratis pa thene asgje;
ikja dalengadale te zgjon
ty moshe e re qe vjen pa ze.
pyes veten: valle te t’miqsoi
e t’buzeqesh nen dit’e tua
apo t’therras sa kam fuqi
"dhe per ty shpresa me eshte shuar?"
te te rri ftohte e t’maj meri
per lot qe tash mbaj ne sy,
per kohe qe s’pata ti leshoja
qe me hare te t’prisja ty.
nuk di, me thuaj, me prek, me fol,
ne veprim me udhezo;
me fjale te embla qe pak premtojne
ti sot me josh, e pastaj shko.
nuk kam lindur cinik pa shprese
te them se s’keni aspak kuptim
ju vite te ksaj jete pak te lodhur
qe fort peshon mbi shpitin tim.
gjithsesi kerkoj nje force
qe t’me mbeshtjell gjer n'vetmohim
aty ku s’shoh me te kluaren
por shoh nje drite, shoh nje fillim.