19 qershor 2008

«refren përballë portretit tënd»

fytyra jote në plan të parë
e skuqur nga një dritë dosido
dhe terri i frikshëm në sfond
hyjnë në qetësinë e syve të mi
ku pasqyrohet një dritë e zbehtë ekrani
dhe zgjohet një tjetër terr

kumbon terri ku kumton kujtimi:
një dashuri e njohur së largu
një ngrohtësi e ndier së paku
një fjalë që duke e pritur më mpaku
dhe një dorë hedhur supit,
e një palë sy
e një palë buzë,
që dot s'i pata kur ftohej nata,
që sot i shoh përtej një ekrani të sheshtë
përtej një drite të zbehtë
me zemër të lodhur
me sy të përlotur

Nuk ka komente: