11 maj 2009

«kërkim fjalësh»

kam kërkuar fjalë dhe net
(në orë të mira dhe ditë)
prej zotash që s'kanë emër, trup, a shpirt
dhe në lutjet e mia
është dukur përgjërimi,
lëngimi dhe vaji i një djaloshi
(tashmë çerek-shekullor)
që ndjenjat dot s'i nxjerr
që dashurinë dot s'e shfaq
me fjalë të rëndomta
me ledhatime të ngrohta
a shikime të shpejta
prandaj kërkon hidhërimin
e me çdo kusht zemrën e zhuritur
që t'i mësojë të flasë si flet poeti
(sadopak... sado-)
pa iu prerë fjala që niset
si buzë drejt buzësh
si ledhatim drejt duarsh
e si shikim drejt sysh që dinë të presin
të lexojnë dy fjalë
dhe një pikë loti ta njohin

Nuk ka komente: