17 maj 2009

«përtej dritares»


në muzg a në agim
në zgjim a në vegim
vështroj përtej dritares
dhe, aq pranë
sa hera-herës besoj se mund t'i prek,
ngrihen të njomë e të brishtë,
të veshur a të zhveshur,
plepat që gjethet fërkojnë
sikur diçka duan të më pëshpërisin:
se gdhiu nata,
se ngrysi dita,
se afrohen erërat,
se largohen shirat,
se fletët po shtohen,
se sot po bien,
se mjegullat ngrihen...

Nuk ka komente: