16 mars 2010

«O kurbet i shkretë»

Me sadopak shovinizëm, po ju jap përfaqësimin më se të denjë të [kooperativës së (?)] Drenovës së Korçës në Festivalin Folklorik të vitit 1978, ku kënga fitoi çmimin e parë.

O kurbet i shkretë na le pa shtëpi

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Me zemër zhuritur për Shqipërinë

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Mbetën nënat tona gjithë jetën në zi

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Mbetën gratë e gjora pa bukë në magje

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Mbetën motrat tona me lotë përmbi faqe

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Mbetën buzët plasura shami përmbi vetulla

Qaj moj zemra ime,
Zemra ime qaj për Shqipërinë

Kënduar nga Lefter PULICI

Nuk ka komente: