29 dhjetor 2010

«Të desha ty...»

Të desha ty dhe ndoshta prapë,
S'do të ndjej të tillë dashuri
Por nuk dua që shpirti im i ngratë,
Të të trishtojë e dashur përsëri.

Të desha fort, në heshtje, në vetmi,
Në drithma xhelozie vuajta shumë
Po Zotit çdo ditë i lutem tani,
Një tjetër të të dojë, si të desha unë.

A. S. PUSHKIN
Përktheu: Aleko BALLAURI

Nuk ka komente: