10 qershor 2011

«Mallëngjimi»

O vendi im, të thrras unë me mall
ktu jetë më jep vetëm kjo kangë.
Se anë e kand kudo që kërkoj
ah! si ty të dashtun nuk gjej.

Ku janë ato fusha? Ku ato kaçuba?
Vajza të bukura si n’vendin tim kund nuk ka.

I huej jam, dashuni nuk kam,
për mue nuk lind dielli ma.

O vendi im, përbuzje ku s'ka,
si të lashë e dola n'mërgim.

O Sharr, o baba im
Gërmi, pushimi im
Adriatiku im
tash vetëm po ju kujtoj.

Muharrem QENA

Nuk ka komente: