25 nëntor 2007

«Shën 'Shenjës'»

sikur emrin të mos e kishe «Shenjë»
shenjtërim për mua ndoshta s'do të kishe
kishë ku falem ndoshta s'do të ishe

i shembur prej dashurisë ndoshta s'do të qeshë
qeshjen më bukur do të dija ta vesh
vesh-më-vesh buzëqeshja do të luante arpezh

ar plot dritë hedh poshtë këmbëve të tua
t'u drodh xhani ndopakëz, thua?

thura këngë e vargje e t'i hodha mbi brerore
breroi bryma e mallkuar
mall ku pat e mall ku s'pat i shkreti varg
vargonjtë i nguli, e la mbuluar

mbase vjen ti vetë, a unë vetë të gjej
gjethe-lulesh ahere do të ta thur kurorën
ku rron a ku s'rron më i bukuri borzilok
borën do t'ia shkund për ty e brymën tok
toka vetë në u trandtë me rrëmet e vrull
vrundullin për tek ty nuk ka për t'ma përkul