31 korrik 2009

Gay Wrong Time

Si fillim, kërkoj ndjesë për titullin në anglisht të këtij shkrimi, por duke qenë se nuk ka shumë shprehje me fjalën «gay» në shqip, iu ktheva anglishtes.

Para dy ditësh Sali Berisha shpalli se në Shqipëri do të lejoheshin martesat brenda gjnisë, ndërsa të nesërmen, Elsa Ballauri, kryetare e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, shpalosi arsyet e saj për të cilat e kishte kërkuar një ligj të tillë, mes të cilave shpresën se miratimi i këtij ligji do të ulte nivelet e homofobisë në Shqipëri.

Në kushte dhe rrethana normale, do të kisha qenë përkrahës i një nisme të tillë, i nxitur thjesht nga parimi për barazi para shoqërisë civile. Por, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk i ka këto kushte dhe rrethana normale përsa i përket homoseksualizmit (me të cilat nënkuptoj sadopak tolerancë dhe pikëpamjen se ky fenomen nuk është sëmundje apo imoralitet), atëherë nuk kam si të mos e shoh nismën në fjalë si pjesë e një strategjie politike nga ana e Sali Berishës. Komentet e shumta në forume dhe në artikujt e gazetave që raportuan këtë propozim tregojnë pikërisht se Shqipëria nuk është ende gati për të marrë në shqyrtim këtë çështje.

Kontradiktat që e shoqërojnë këtë propozim më bindin edhe më tepër për këtë gjë, pasi bëhet fjalë për një parti të djathtë që, deri më sot, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të njohur apo dënuar diskriminimin me të cilin përballen homoseksualët në Shqipëri. Për më tepër, ajo nuk a ditur t'i vijë në ndihmë shoqërisë shqiptare në përgjithësi duke ndihmuar më të vobektët në (mbi)jetesën e tyre të përditshme. Kjo lëvizje berishiane në sajë të vërtikut të saj të hapërdarë më bind dyfish edhe se në Shqipëri përcaktorët «e majtë» dhe «e djathtë» nuk kanë shumë kuptim në përgjithësi, por as edhe për krerët e vetë partive. Asnjë kre i një partie të djathtë në Europë nuk do të qe aq i dalë nga mendja sa të kërkonte diçka të tillë. Përkundrazi, ata do ta luftonin këtë lëvizje, madje në disa raste edhe më zjarrshëm se komunitetet fetare.

Çka më çon tek pika tjetër: reagimi i këtyre të fundit. Nëse diçka e tillë ndodh apo jo, nëse kalojnë vite me apo pa martesën brenda gjinisë, qëndrimi i komuniteteve fetare nuk ka për të ndryshuar. Ndonëse disa prej tyre flasin pak a shumë si unë këtu, duke thënë se Shqipëria ka telashe të tjera më të ngutshme dhe se ky synim është i parakohshëm, arsyet e tyre janë përsëri të dukshme dhe krejt ndryshe nga të miat. E vërteta është se këto arsye dhe kjo kundërshti ndaj martesës brenda gjinisë nuk ka për të ndryshuar për komunitetet fetare. Por është po aq e vërtetë se arsyet e tyre nuk kanë rëndësi dhe nuk pijnë ujë përsa u përket ndryshimeve shoqërore që ndodhin në Shqipëri. Shqipëria ka qenë dhe mbetet shtet laik që nga krijimi i saj. Feja nuk ka mundur dhe nuk mund të diktojë rregullat e mbarë shoqërisë Shqiptare.

Kaq kisha. Dy parà mend.

1 koment:

. tha...

ISH-IN E MBAJ ME ZGJIDHJEN E DR DAWN
Unë rashë në kontakt me DR DAWN përmes një dëshmie me shkrim për të dhe gjithashtu hasa në shumë dëshmi se si ai i ndihmon të tjerët me jetën e tyre. Rikthimi me një ish është një nga ndjenjat më intime që shumë njerëz do të donin ta përjetonin, veçanërisht pasi ato kujtime me ish-in tonë gjithmonë na e turbullojnë mendjen kur dikush tjetër bën disa nga ato gjëra që ish-i ynë bënte. Prej gati 6 vitesh jam prind i vetëm dhe megjithëse ish-bashkëshorti ishte larg fëmijëve të mi, sërish do të doja që një ditë të kthehej tek unë. Ky magjistar që takova i njohur si DR DAWN më ndihmoi me dëshirat e mia dhe jam i lumtur të them se jam kthyer me ish-bashkëshortin tim. Rezultati u shfaq pas 48 orësh, kur ai më siguroi dhe dashuria dhe lidhja që ndamë u rivendos në mënyrë të mahnitshme. Nëse dëshironi të ktheheni me sukses me ish-in tuaj,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse keni nevojë të përmbushni dëshirën tuaj.
kontaktoni këtë doktor të madh dashurie në WhatsApp: +2349046229159
Email ( dawacuna314@gmail.com)