14 nëntor 2010

«Vallja shqiptare»

Tri herë opinga rrahu dheun
sikur kërkoi lejë prej tij;
pastaj shamia palët ndehu
me qetësi dhe madhështi.

Kështu mes qiellit dhe tokës
vallja u lind, vallja u shpall;
këmba sinjale i çon tokës
dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohëra hedhur si hobe;
prilli përsipër i hedh lule,
dhjetori borën shkund atje.

Valle shqiptare, shenja në erë
ylbere tirqesh tej-e-tëhu;
kush ju kërceu ju njëherë
dhe këmbët rob s'i mbenë tek ju?

Kush ra midis vorbullës suaj
dhe s'u përzhit dhe s'u përflak,
ju bubullima me opinga
që nëpër shekuj brodhët varg?

Ismail KADARE

1 koment:

Unknown tha...

Nqs do te besh pazar ne SHBA dhe te dergohen mallrat e blera nga Amazon.com ose ebay.com mjafton te shkosh te Viadress dhe te rregjistrohesh falas dhe mund te besh shopping duke e lidhur me karten e krediit ose te paypal dhe do te dergohen ne shtepine tende me free shipping ose me tarifat me te lira nderkombetare dhe per me teper shikoni video-prezantimin .