12 gusht 2008

«Εαυτόν τιμωρούμενος»

S'e njoha dorën time kur e rrëmbeu kamxhikun
dhe kafshërisht më fshikulloi trupin.
S'i njoha dhëmbët e mprehur në shtrëngim
kur me shtazëri kafshuan buzën
dhe nxorën prej saj çdo dëshirë për puthje.

Në dhimbje mbylla sytë
dhe të tjera tmerre m'u shfaqën
si tortura ndaj vetes
fshehur në brendësinë e qepallave.

Në lojën shkatërrimtare u fut dhe zemra
dhe me rrahjen e saj
u ndesh e u rrah e u mund trupi im, tempulli im,
sa u bë turrë ku flijoj mish e shpirt
kur flakë dashurie të ngjizura aty
marrin vrull e përpijnë qiejt.

Nuk ka komente: