25 gusht 2008

«shi bie në B*»

.
.
.
të shoh të shkëputur prej meje:
në jetë, në mendime, në kujtime,
në shtrat kur rrallë të ndiej përkrah
dhe në fjalët që s'dëgjoj prej teje

sot, sikur kjo ndarje të mos jetë plot,
me këto duar që shumë kanë duruar
të shkëpus prej meje në të paktat fotografi
që shkrepi aparati me ne të dy kundruall
dhe mallkoj dorën, dhe nëm gërshërët
e shaj veten, shfryj për botën,
për ty, për mua, për ata që mes nesh u futën,
për fatin që më la të ftohur, të lagur
si te fotografia ku, për fare pak—sado larg—,
të përfytyrova pas dorës sime të kapur
dhe në gënjeshtrën time tragjike,
kur shkrepi aparati,
shkrepa dhe unë një buzëqeshje patetike,
se të pata pranë,
nën petkun e natës,
nën pikat e shiut të vakët
.
.
.
.

Nuk ka komente: