04 gusht 2007

«fletorka e ndjerë»

u dogj fletorka
si kashtë
dhe gërmat e saj
si milingonat nën lupë

një tymnajë e hollë
si fije fildishi
bëri shkallë në ajër
dhe qëndisi diku mes hyjve
një yllësi gërmash të ndjera
ku shkruhet
fundi ynë

(kështu paskësh qenë shkruar)

Nuk ka komente: