21 janar 2007

Lajm i hidhur... ose më mirë, i athët

Iku vapa me gushtin, ikën edhe hurmat me janarin.

Ndërsa kthehesha nga fundi i pazarit, ndesha shitësen prej së cilës kam blerë shumicën e hurmave që kur kam ardhur këtu. Pashë rreth e rrotull në tezgën e saj, por s'm'i zuri syri gjëkundi. Në fund e pyeta: nuk keni hurma sot? Përgjigja ishte e ftohtë dhe e prerë: hurmat mbaruan. MOS! Po unë ç'mund të ha kur më shkrepet për to në mes të natës?! Ja sot ia hodha, se gjeta një ftua të mirë, po nesër e pasnesër e javës tjetër?

Ky ishte me të vërtetë lajm i athët; i hidhuri edhe kapërdihet, por ky ma mblodhi gojën dhe m'u zu në grykë....

Nuk ka komente: