29 janar 2007

...

Diçka më vlon përbrenda, por mendja s'arrin ta mbledhë e duart s'arrijnë ta shkruajnë. Mes dhimbjes, ngashërimit dhe mallit për kohët dhe kujtimet vlon edhe një dëshirë për ta bërë zemrën lumë të rrjedhë botërisht. Ai lumë po mblidhet dhe ndoshta del nga shtrati një ditë. Deri atëherë, nuk mbetet gjë tjetër veçse ta mbush me kujtime dhe, pse jo, edhe me lotë.

Sot një këngë do të këndoj
veç për ty, o gjyshja ime;
e di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime....

Këngën time ta kushtoj
dhe të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime
netë pa gjumë e mundime.

»«

E LEHTË I QOFTË LËNDINA MBI VARR
Mihal GRAMENO

Nuk ka komente: