15 shkurt 2007

Do m'bësh kakërdhi, do m'bësh... [i.e. Të qeshë Bora]

Për të qenë më i përpiktë, s'bëra dot as çiçin deri në fund, s'fola dot as në telefon, siç pata ambicien e nxituar.

Sapo u ktheva nga puna (e mërzitshme, nëse ju bëhet vonë) u futa në WC të bëja çiçin. Ndërsa po... merrja pozicionin, filloi të dridhej telefoni në xhepin e majtë. «Dorën e mëngjër të lirë e kam - thashë, pse të mos përgjigjem?» Dhe, si pa gjë të keq e nxora nga xhepi kur *gëlldup* telefoni në vërën e hales. Dorëtharë! Për pak sekonda u shastisa dhe qesha me veten, por pastaj e kuptova ç'gjëmë ishte bërë. Të ishte një telefon dosido, s'do të më vinte aq keq. Por ja që telefoni na qenkësh nga më të mirët, modeli Motorola Razr V3... i zi, siç më shkonte me kompjuterin dhe me iPod-in. E nxora të ndjerin telefon dhe e vërtita, por s'po bëhej i gjallë. E thava, shtypa butona kuturu, por më kot. Ai kishte dhënë shpirt....

E gjithë kjo për ta turpëruar veten para jush, se, sikur të mos mjaftonte telefoni kërpaç me të cilin përfundova (se më të mirët s'm'i nxë xhepi), e meritoj dhe një fletë-rrufe të kohëve fejsbukiane.

Nuk ka komente: