27 shkurt 2007

«Shtatë mendime dyvargëshe që mund të bëjnë një tingëllimë»

Kur s'u përgjigjesh fjalëve që dërgoj
Jehonë u bëhet vetë largimi.

Kur larg të kam e zërin nuk ta dëgjoj
Ditët që shkojnë i tret dëshpërimi.

Kur sytë e tu s'i shoh kur u këndoj
Si Narcisin më mbyt çdo çast kërkimi.

Kur çel dita dhe vetminë dot s'luftoj
Pas humbjes vjen e mbetet hidhërimi.

Kur fatin tim larg teje filloj mendoj
I huaj më qëndron dhe ngushëllimi.

Kur dorën tënde të ngrohtë zë kujtoj
Më pranë fillon më duket afrimi.

Kur kot zhgënjehem zë fatin e mallkoj
Se s'deshi mes nesh të rronte gëzimi.

Nuk ka komente: