16 shkurt 2007

Tingëllimë e rregullt [ose «Mësim letërsie»]

[TINGËLLIM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT. 1.(...). 2. let. Poezi lirike me katër strofa, ku dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga tri vargje zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme; sonet.]

»«

Rrugës i trishtuar dikush po ecën
Një i dashuruar dhe fare vetëm
Dashurinë që humbi duke kërkuar
Si i erdhi fundi, iku dhe e la

Vajza* që e donte sa donte jetën
E braktisi sonte dhe e la vetëm
Ëndrra që përkundi sa shpejt u shua
Errësirës humbi, iku dhe e la

Ndoshta rri e fshehur diku në pyje
Apo rri e ndezur atje në yje
Dhe përgjon atje djalin që e kërkon

Kushedi ku dehet pa përqafohet
Apo do të kthehet, vetë do pendohet
Djali në vetmi vajzën e kërkon

NË KËRKIM TË AUTORIT...

»«

[*Që kënga të ketë kuptim, fjala duhet në rasën emërore (tregohet e ndryshuar), e jo në kallëzoren, siç e shqipton Eli Fara në këngën prej së cilës e mora tekstin.

S]

Nuk ka komente: