21 shkurt 2007

«Rimë nga larg» [ose «Tingëllimë (e dobët) shekspiriane»]

Nuk jam mbrujtur për rimë, kaq gjë kuptoj
Se kur vargje thurr, fjalët dot s'i zaptoj
I shoh të enden e të valëviten
por kur thërras, nuk dinë të aviten

Atëherë vargun e lë të lirë
T'i shkojë për shtat syrit tënd të dlirë
T'i vijë pas qejfit jetës sate sot
Jetës pranë së cilës nuk ndodhem dot

Më jep pak shpresë e dritë, fare pak
Të jetoj rininë që largimi mplak
Më jep pak dashuri, sikur për një çast
Ta kem e ta kujtoj pastaj në çdo rast

Do ta ruaj netëve kur ti s'më do
Dhe ditëve kur bota thotë «harro»


[Tingëllima ime e parë në shqip... e dobët siç e thotë dhe titulli.

S]

Nuk ka komente: