08 maj 2007

«Çast erotik»

Sot s'kërkoj perde si çdo natë.
Hëna e qiellit të kthjellët depërton në dhomë
Dhe e lë të të tregojë me gishtin e saj.
Ti fle, por në sytë e mi të zgjon drita-zhivë e hënës
Dhe pulsimet e rregullta të qafës e kërthizës.
Aty kryqëzohen vijat që të vaditin trupin,
Aty token dhe pamjet e dy syve të mi
Që herë mbyllen për të shijuar pamje të tjera
(Që s'janë për t'u thënë)
E herë për të ruajtur ato që shtrihen para tyre:
Ajo gushë e lëmuar si gur lumi më grish buzët
—Unë i kafshoj!—
Ajo kërthizë e rrumbullakët si vorbull më grish gishtat
—Unë i shtrëngoj!—
Sakaq flladi mbrëmjesor largoj çarçafin prej kraharorit tënd
Ku me kujdes kishe mbuluar gjinjtë.
I sodis me formën e tyre të plotë,
Kërkoj të humbas mes tyre si foshnja e uritur
Dhe, si uji i malit që rrëshqet gur-mbi-gur
Kërkoj dhe unë të përshkoj atë reliev
Me skajet më të buta të qenies sime
Që të njohësh dhe ti më në fund
Shtigje e vija kënaqësie
Ku të prin trupi im.

Nuk ka komente: