03 maj 2007

«si sot, si nga mot»

të marr në prehër si kërthi
dhe lehtas të ledhatoj flokët e mëndafshtë

ti fle
dhe në ëndrrat e tua
luhet një dramë tjetër

sakaq unë luaj timen:

të përshkoj shtatin
fytyrën me dorë
të kundroj sytë
buzët me sy
të shtrëngoj fort
ngushtë ndër krahë
të dua sa s'bën
sa s'matet me zemër

më do sa s'quhet
sa s'thuhet me emër

ndërkohë ti zgjohesh
(apo ndoshta unë)
shpejt zë e çohesh
prej kraharorit largohesh

Nuk ka komente: