04 maj 2007

«si Sokrati (ai tjetri)»

kur Sokratit i dhanë mandatën
ai urtë e shtruar
u ngrit e lau trupin e tij të mplakur
dhe fytyrën e shëmtuar
(kështu thonë)

them: «i fortë paska qenë shejtani»
(apo ndoshta plak i roitur
që ndërsa fitili i tij digjej
ai kërkoi të krihej)

e duke menduar se mosha e kish regjur
i them vetes të duroj të mbyll ditën, javën, vitin,
se do soset dhe ai i mallkuar çast
kur mandata që dëgjoj çdo ditë për dashurinë time
të bëhet ujë e me të të laj duart
një herë e përgjithmonë
(kështu them)

Nuk ka komente: