01 tetor 2007

«bukë e kripë e vaj»


i mbushur jam me brengë
dhe për brengën e vërtetë
lot nuk derdh dot sot
ndaj endem i pashpresë
në pusin e pashterë të jetës
që pikë dritë nuk sjell
që pikë ujë s'më lë të derdh

kërkoj dhe ujin ta bëj vaj
të vajtoj ç'ka humbur, ç'humbet çdo çast
me dënesë pastaj të qaj
si foshnja e qortuar sipari
si prekur prej plagës lënduar nga malli
dhe në rrjedha lotësh të gjej
pak kripë
të shkoj pastaj të lyp bukë
të rroj me bukë e kripë
të ngjyer me pak vaj
prej brengës që rritet në shtrëngim
prej ditëve që treten në harrim

Nuk ka komente: