22 tetor 2007

«fjala»

Fjala lindi prej ndjenjës:
kjo s'do mend për t'u kuptuar,
se çdo rrahje e zemrës
do një fjalë të re për t'u përshkruar.

Ja një djalë që sheh një vajzë të re
kërkon një fjalë t'ia thotë asaj hapur;
dhe ajo, që kur sheh djalin sytë i kthen mbi dhè,
fjalë kërkon t'i thotë ç'e ka kapur.

Diku në metro: Paris, 8 maj 2007

Nuk ka komente: