15 dhjetor 2006

Bëra një të pabërë!

Isha i dehur sot në orën 6 të mëngjesit kur dola nga klubi dhe, shkurt muhabetit, më zuri gjumi në metro. Kur u zgjova, treni kishte shkuar në një terminal, pastaj në tjetrin dhe po kthehej përsëri drejt shtëpisë sime. Gjithsej, derisa më doli gjumi kur veshkat kishin filtruar gjithë alkoolin, kalova 57 ndalesa. Edhe 17 të tjera për të arritur në shtëpi, 74. Ishte udhëtimi më i gjatë me metro që kam bërë ndonjëherë, edhe pse bëra koqen e gjumit për treçerekun e tij. Kësaj i thonë t'i biesh Parisit kryq e tërthor....

Nuk ka komente: