18 dhjetor 2006

[impromptu]

«Dashuro!» - thonë poetët—
kë vallë?
«Këndo!» - grishin zogjtë—
për kë vallë?
«Jeto!» - buzëqesh dita—
përse vallë?
Kur nuk ke kë dashuron
kur pranë dot nuk i këndon,
kur ditën dot nuk e jeton,
mbaje hapin
me çapin e zemrës tënde gur;
hesht e mos jeto,
prej vetmisë sate mos u largo....

Nuk ka komente: