19 dhjetor 2006

Përsiatje remarkiane

...rikujtoj përshkrimin e besimeve të kohës së parakrishtërimit, që e pata lexuar natën e kaluar. Asokohe perënditë në Greqi ishin gazmorë, bridhnin sa nga njëri popull te tjetri; ishin pak si vagabondë dhe gjithmonë të pabesë e të paqëndrueshëm si njerëzit tek të cilët bënin pjesë. Ata ishin mishërime dhe teprime të jetës në tërë larminë, mizorinë, shfrenimin dhe bukurinë e saj. Izabela kishte të drejtë: ai burri i zbehtë që më rri i kryqëzuar përmbi kokë, me atë mjekrën e vogël e me gjymtyrët e gjakosura, nuk është aspak gazmor. Dy mijë vjet! - them me vete. Dy mijë vjet dhe vazhdimisht jeta është përplasur me drita, ulërima histerike, vdekje dhe mrekullime dhe pas atyre faltoreve të gurta, ku ishin vendosur shëmbëlltyrat e të Vdekurit të Zbehtë, të trishta, të gjakosura dhe të qarkuara nga miliona Bodendikë. Dhe, me një ngjyrë të plumbtë, hija e kishave u rrit përmbi vendet e Botës dhe e mbyti gëzimin e jetës; ajo hije e shndërroi Erosin, perëndinë gazmore, në një histori shtrati, të ndyrë dhe mëkatare; ajo hije nuk përdëlleu asgjë, megjithë predikimet e panumërta për dashurinë dhe për faljen! Sepse: të falësh vërtet, do të thotë ta marrësh e ta pranosh tjetrin ashtu siç është—por jo t'i kërkosh pendesë dhe besnikëri të verbër dhe nënshtrim, përpara se të denjosh t'i thuash: «Ego te absolvo!»

Obelisku i zi, Erih Maria REMARK

[amin

S]

Nuk ka komente: