30 prill 2007

«Fol!»

Fol një fjalë!

Edhe pusi kur i hedh një gur
të kthen përgjigje.
Edhe lumi i nxituar
s'harron të zhaurijë.
Edhe deti i shtrirë
di të ngrejë tallazin.
Edhe malet hijerëndë
dinë të kthejnë fjalën.

Veç ti... ti hesht....
Veç ty... ty fjala s'të dëgjohet....
Veç unë... unë s'di të hesht,
ndaj flas.

Më kot
pres përgjigje nga deti,
oshëtimë nga pusi,
tallaz nga mali.

Më kot e hedh
dhe një gurë në lumë.

Nuk ka komente: