07 prill 2007

I imi është më i madh se i yti

Para disa ditësh më erdhi papritur mendimi se çdo fe shpall se ajo vetë ose perëndia e saj është e vërteta dhe më e madhja. Pyet ortodoksët, katolikët, myslimanët, hebrenjtë, protestantët e kë të duash dhe të gjithë do të të thonë se e ndiejnë veten më të mirë, më të pastër dhe me vend më të sigurt në parajsë sepse i përkasin pikërisht atij besimi. Mund t'i japin ngjyrime më të buta këtij besimi duke thënë se të gjithë për një zot flasin (për fetë shumëzotëshe as mos e merr mundimin t'u flasësh), por, në fund të fundit, fenë e tyre rrallë do ta ndërronin me ndonjë tjetër, madje edhe brenda krishtërimit ose myslimanizmit secili shpall dhe mbron po fenë e vet.

Po për ata që s'kanë zot, si puna ime, ose që kanë si zot... «veten» e tyre (përsëri, si puna ime), si i bëhet vallë? Mos duhet dhe unë të filloj e të shpall se unë jam më i miri apo se «i imi» është «më i madh».

Ja, po e filloj: I IMI ËSHTË MË I MADH SE I YTI.

Merreni si ta doni. Analizoheni si t'ju teket. Lejohet të mbështeteni tek simbolizmi.

Nuk ka komente: