08 prill 2007

«Galdim ëndërror»

të pashë

në çast shkujdesjeje
në orë mbrëmjeje
me sy endacakë
me një rrahje zemre
të tepërt


të preka

me gishta të lehtë si pupla
të ngrohtë si afshi i frymës
të dridhur si tela violine
ta përshkova trupin nëpër kurbat
që i njoh mirë


të njoha

në ngrohtësinë e shtratit
nën fshehtësinë e natës
me frymëmarrje të nxituar
kur kraharori gulçonte
nga zjarrmi ynë


s'të gjeta

kur u zgjova
kur trokiti mëngjesi
kur gishtat ta ndien mungesën
se kishe mbetur në detrat e huaja
të ëndrrës

Nuk ka komente: