30 prill 2007

«kur më ngjall shqisat»

në thellësinë e cekët
të flokëve të tu të mermë
zhyta flegrat e etura për ty

[marr frymë thellë]

u bashkuan dhe buzët
dhe u përshkuan gjatësinë
me skofinë e dridhjes djaloshare

u qas dhe dora që u thur me to gërshet
e s'u lëshua syresh një natë të tërë

në mëngjes u hap dhe syri
dhe kundroi tisin tonë të brishtë:

i mungonte qëndisma

ndaj me buzët e tua
qëndise mbi të një puthje të kadifenjtë
që shijuam të dy ndër buzë

Nuk ka komente: