12 prill 2007

Madhështia e përulur

19 nëntor 1957

I dashur zoti Zhermen,

Po e lë të shuhet pak zhurmën që më ka rrethuar deri më sot për të ardhur t'ju flas me gjithë zemrën time. Porsa më është bërë një nder tepër i madh që as nuk e kam kërkuar e as lakmuar. Mirëpo, kur mësova lajmin për të, mendimi im i parë pas atij për nënën time ishte për ju. Pa ju, pa atë dorë të ngrohtë që më zgjatët mua kur isha fëmijë i varfër, pa mësimin tuaj dhe pa shembullin tuaj, asgjë prej kësaj nuk do të më kishte ndodhur. Nuk e bëj bjeshkë këtë lloj nderi. Por kësaj radhe e shoh të paktën si një rast për t'ju thënë se ç'keni qenë dhe ende jeni për mua, si edhe për t'ju siguruar se përpjekjet tuaja, puna juaj dhe zemra bujare me të cilën i viheni asaj janë ende gjallë tek një prej shkollarëve tuaj të vegjël, i cili, pavarësisht nga mosha, vazhdon të mbetet nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë forcat e mia.

Alber Kamy

Nuk ka komente: