19 nëntor 1957
I dashur zoti Zhermen,
Po e lë të shuhet pak zhurmën që më ka rrethuar deri më sot për të ardhur t'ju flas me gjithë zemrën time. Porsa më është bërë një nder tepër i madh që as nuk e kam kërkuar e as lakmuar. Mirëpo, kur mësova lajmin për të, mendimi im i parë pas atij për nënën time ishte për ju. Pa ju, pa atë dorë të ngrohtë që më zgjatët mua kur isha fëmijë i varfër, pa mësimin tuaj dhe pa shembullin tuaj, asgjë prej kësaj nuk do të më kishte ndodhur. Nuk e bëj bjeshkë këtë lloj nderi. Por kësaj radhe e shoh të paktën si një rast për t'ju thënë se ç'keni qenë dhe ende jeni për mua, si edhe për t'ju siguruar se përpjekjet tuaja, puna juaj dhe zemra bujare me të cilën i viheni asaj janë ende gjallë tek një prej shkollarëve tuaj të vegjël, i cili, pavarësisht nga mosha, vazhdon të mbetet nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë forcat e mia.
Alber Kamy
Po shfaqen postimet me emërtimin citation. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin citation. Shfaq të gjitha postimet
12 prill 2007
01 prill 2007
Shkëputje (e veçantë) nga përkthimi
Kjo është shkëputje nga përkthimi i sotëm. Vendosa ta ndaj me ju (sado të pakët të jeni në numër) sepse më bëri përshtypje sa mirë e përkufizon edhe reagimin tim ndaj ditëlindjeve. Pa vetëdije, gjithmonë kështu jam sjellë edhe vetë para ditëlindjes. Më pas, kur disa vetë të cilëve u vë rëndësi të veçantë e harrojnë (një, kryesisht), marr edhe unë një pamje hijerëndë e fjalëpakë ku vë në shqyrtim për rivlerësim marëdhëniet me ata që harruan dhe prej të cilëve prisja diçka më tepër. Shkurt me thënë, kuptova se kështu e vë dhe unë në provë shoqërinë me dikë dhe vlerën që ai i vë asaj.
»«
Pas studimesh të gjata mbi vetveten kam nxjerrë gjithmonë në dritë dyciptësinë e thellë të njeriut. Pas gërmimeve në kujtesën time kuptova se thjeshtësia më ndihmonte të shkëlqeja, përulësia të fitoja dhe virtyti të nënshtroja. E bëja luftën me mënyra paqësore dhe me mënyra moskokëçarjeje përftoja në fund gjithçka që lakmoja. Për shembull, nuk ankohesha kurrë kur njerëzia harronin ditëlindjen time; madje ata, me një pikë admirim, edhe habiteshin me fshehtësinë time për atë ditë. Por arsyeja e moskokëçarjes sime ishte edhe më e fshehtë: dëshiroja të më harronin që të mund t'i ankohesha vetes për këtë. Disa ditë para datës që njihja mirë dhe që qëndronte e lavdishme mes shoqesh, rrija në përgjim, i kujdesshëm që të mos më shpëtonte as një gjë që mund të zgjonte vëmendjen dhe kujtesën e atyre të cilët e dija se do të harronin (a nuk pata një ditë qëllimin të fshija datën në kalendarin e një apartamenti?). Me të vërtetuar mirë vetminë time mund ta lëshoja veten në joshjet e një trishtimi burrëror.
Rënia, Alber KAMY

12 mars 2007
Shkëputje nga përkthimi
Me të m'u zgjuar vëmendja, nuk e pata të vështirë të kuptoja se kisha armiq. Si fillim në punë, pastaj në jetën time të përditshme. Disave u kisha bërë të mira, ndërsa disa të tjerëve duhet t'u kisha bërë të mira. E gjithë kjo, me pak fjalë, ishte në rendin e jetës dhe e kuptova pa shumë brengë. Por, nga ana tjetër, e pata më të vështirë dhe të dhimbshme të pranoja që kisha armiq në mes të njerëzve që mezi njihja ose që s'i njihja fare. Me çiltërsinë time për të cilën ju dhashë shembuj më parë kisha menduar gjithmonë se ata që s'më njihnin do të më kishin dashur po të kishin marrë mundimin të shoqëroheshin me mua. Por ja që s'qenkësh kështu! Ndesha shumë armiqësi, sidomos mes atyre që më njihnin vetëm prej së largu dhe që unë s'i njihja as vetë. Afërmendsh, dyshonin se bëja jetë të plotë dhe se e kisha lëshuar veten në dorë të lumturisë: kjo është e pafalshme! Petku i suksesit, kur vishet në një farë mënyre, tërbon edhe një gomar. Nga ana tjetër, jeta ime ishte e mbushur deng dhe, në mungesë kohe, kisha larguar shumë qasje. Për të njëjtën arsye, më pas i harroja dhe këto largime. Por këto qasje m'i kishin bërë njerëz që s'e kishin jetën të plotë dhe, po për të njëjtën arsye, i mbanin mend largimet e mia.
Të marrim një shembull të vetëm për t'ju treguar se si qëndronte puna: kur i bëja njehsimet në fund, gratë më kushtonin shtrenjtë. Kohën që u kushtoja atyre nuk mund t'ua caktoja burrave, që, nga ana e tyre, nuk ma falnin gjithmonë. Si i dilet që këtej? Njerëzia ta falin lumturinë dhe arritjet e tua vetëm po të pranosh t'i ndash bujarisht me ta. Por, për të qenë i lumtur, njeriu s'duhet të merret shumë me të tjerët sepse atëherë mbyllen shtigjet dhe mbetet ose i lumtur dhe i gjykuar, ose i falur dhe i mjeruar. Në rastin tim padrejtësia ishte më e rëndë: unë qeshë dënuar për faje të vjetra. Kisha jetuar gjatë me zhgënjimin se kisha pëlqimin e përgjithshëm mes njerëzve kur, në të vërtetë, gjykimet, shigjetat dhe qesënditë nguleshin tek unë teksa rrija i pavëmendshëm dhe buzagaz. Që në ditën kur u lajmërova m'u rikthye mendjekthjelltësia. Varrat m'u hapën të gjitha njëherësh dhe i humba fuqitë me gjithsej. Atëherë tërë gjithësia zuri të qeshte me mua.

14 shkurt 2007
Shkëputje nga përkthimi
Teksa ngisja makinën një ditë, vonova një sekondë në të dalë të dritës së gjelbër të semaforit. Ndërsa bashkëqytetarët tanë të duruar më lëshuan boriet nga prapa, m'u kujtua befas një ndodhi tjetër që u zhvillua në të njëjtat rrethana. Një pakoburrë thatok, i veshur me syze motori dhe me pantallona golfi, më kaloi me motoçikletë përbri dhe zuri vend përpara meje kur drita e semaforit ishte e kuqe. Në të ndaluar, pakoburri i zbriti motorit të vet dhe po përpiqej më kot ta sillte në jetë. Kur u ndez drita e gjelbër i kërkova me mirësjelljen time të zakonshme ta hiqte mënjanë motoçikletën që të mund të kaloja. Pakoburri vazhdoi të nevrikosej më tepër me motorin e tij shpirraq, prandaj dhe m'u përgjigj sipas rregullave të sjelljes pariziane, duke më thënë të shkoja të gjeja shokët. Përsëri me mirësjellje ngula këmbë, por kësaj radhe me një theks padurimi në zë. Sapo mbarova fjalën, ai më tha të shkoja ta grisja. Ndërkohë, pas meje filluan të dëgjoheshin bori. Me pak më shumë vendosmëri iu luta bashkëbiseduesit të tregohej i sjellshëm dhe të merrte parasysh se po pengonte qarkullimin. Zotnia gjaknxehtë, afërmendsh i pezmatuar dhe nga mosbindja që po tregonte motori i tij, më bëri sërish të ditur se nëse kërkoja një dajak do të ma jepte me gjithë zemër. Gjithë kjo mospërfillje më mbushi me mllef të madh dhe dola nga vetura me qëllim që t'ia ndreqja samarin këtij gojëfëlliquri. Nuk mendoj se jam burracak (po nga ta dijë mirë njeriu?!), kundërshtari më vinte gjer tek mjekra dhe muskujt s'më kanë lënë ndonjëherë në baltë; ndaj, edhe sot e kësaj dite mendoj se dajakun do t'ia kisha dhënë unë atij e jo ai mua. Por ja që s'kisha hedhur mirë këmbët mbi xhade kur, nga turma që kish filluar të bënte sehir, doli një burrë që u vërsul drejt meje për të më bindur se isha fundi i fundërrinave dhe se nuk do të më lejonte të godisja një burrë me motoçikletë mes këmbëve—në këtë pozitë më të vështirë. I bëra ballë musketjerit dhe, në të vërtetë, as arrita t'ia shikoja fytyrën; s'kisha kthyer plotësisht kokën kur dëgjova motoçikletën të rrapëllinte sërish dhe, po në të njëjtin çast, hëngra një grusht të mirë pas veshit. Para se të kuptoja ç'kish ndodhur, motoçikleta u largua. I trullosur siç isha eca vetvetishëm drejt d'Artanjanit kur, njëkohësisht, një koncert i tërbuar boriesh u ngrit prej radhës së makinave që tashmë ishte zgjatur goxha. Ishte hapur drita e gjelbër. Atëherë, disi i përhumbur, në vend që ta troshitja palloshin që më kishte prerë rrugën, u ktheva urtë e butë në veturën time dhe mora rrugën. Teksa largohesha, palloshi më përshëndeti duke më thënë «burrëziu»—fjalë që më kujtohet edhe sot e kësaj dite.
Rënia, Alber KAMY
[Jeni të lirë të lini mendimin, por kini mëshirë....
S]
Rënia, Alber KAMY
[Jeni të lirë të lini mendimin, por kini mëshirë....
S]
19 dhjetor 2006
Përsiatje remarkiane
...rikujtoj përshkrimin e besimeve të kohës së parakrishtërimit, që e pata lexuar natën e kaluar. Asokohe perënditë në Greqi ishin gazmorë, bridhnin sa nga njëri popull te tjetri; ishin pak si vagabondë dhe gjithmonë të pabesë e të paqëndrueshëm si njerëzit tek të cilët bënin pjesë. Ata ishin mishërime dhe teprime të jetës në tërë larminë, mizorinë, shfrenimin dhe bukurinë e saj. Izabela kishte të drejtë: ai burri i zbehtë që më rri i kryqëzuar përmbi kokë, me atë mjekrën e vogël e me gjymtyrët e gjakosura, nuk është aspak gazmor. Dy mijë vjet! - them me vete. Dy mijë vjet dhe vazhdimisht jeta është përplasur me drita, ulërima histerike, vdekje dhe mrekullime dhe pas atyre faltoreve të gurta, ku ishin vendosur shëmbëlltyrat e të Vdekurit të Zbehtë, të trishta, të gjakosura dhe të qarkuara nga miliona Bodendikë. Dhe, me një ngjyrë të plumbtë, hija e kishave u rrit përmbi vendet e Botës dhe e mbyti gëzimin e jetës; ajo hije e shndërroi Erosin, perëndinë gazmore, në një histori shtrati, të ndyrë dhe mëkatare; ajo hije nuk përdëlleu asgjë, megjithë predikimet e panumërta për dashurinë dhe për faljen! Sepse: të falësh vërtet, do të thotë ta marrësh e ta pranosh tjetrin ashtu siç është—por jo t'i kërkosh pendesë dhe besnikëri të verbër dhe nënshtrim, përpara se të denjosh t'i thuash: «Ego te absolvo!»
Obelisku i zi, Erih Maria REMARK
[amin
S]
Obelisku i zi, Erih Maria REMARK
[amin
S]
Abonohu te:
Postimet (Atom)