Po shfaqen postimet me emërtimin gjuha shqipe. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin gjuha shqipe. Shfaq të gjitha postimet

17 korrik 2011

«Mësime mbi shqipen e re»

I
Zoti Hekur,

Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar në konsiderasion.

Zgjebua, prefekt, d.v.


II
Zoti Prefekt,

E këndova kartën tuaj, ku më bëni të njohur se ankimi im nuk u muar në sy. Po më vjen keq që nuk shtuat edhe arsyet për të cilat nuk u dëgjua kërkimi im.

Hekuri, d.v.


III
Zoti Hekur,

Nukë jam oblizhé të ju reveloj motifet enterne që e desiduan administrasionin të refyzojë rekllamasionin tuaj.
Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.

Zgjebua, prefekt, d.v.


IV
Zoti Prefekt,

Nuk ju jam lutur të më zbuloni të fshehtat e shtetit. Po më duket se, kur hidhet poshtë një qarje, kam të drejtën të pyes përse.
Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.

Hekuri, d.v.


V
Zoti Hekur,

Në paçi lodas të më shkruani përsëri një letre ensollave si atë të fundit, nosolman nuk do t’ju përgjigjem, po do të marr demëzyr regretabl.

Zgjebua, prefekt, d.v.


VI
Monsieur le préfet,

Il y a évidemment un malentendu. J’ai le plus profond respect pour les autorités, et je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrais simplement demander les motifs pour lesquels ma réclamation n’a pas été prise en considération.

Hekuri, m.p.


VII
Zoti Hekur,

Do t’ju bëj rëmarke se lalangofisiel e Shqipërisë është shqipja. Parkonsekan letra juaj e fundit nuk është amisibl se është redizhé në një gjuhë të huaj.

Zgjebua, prefekt, d.v.


VIII
Zoti Prefekt,

Nuk kuptoj si mund të quhet e huaj frëngjishtja, kur është pranuar si ortake gjysmë për gjysmë me shqipen. Ortakësia është gjë shumë e mirë në tregti: po në shesh të gjuhësisë pema e ortakërisë është një doç. Më të shumtët nëpunës të Shqipërise sot s’dinë as shqip as frëngjisht; po meqë duket sheshit se frëngjishtja u pëlqen më tepër se shqipja, do ta nxënë kohë frëngjishten, në qoftë se kjo bëhet gjuha zyrtare e vendit. Në të dy mijë vjetët e fundit, më parë latinishtja, pastaj greqishtja më në fund turqishtja, kanë qenë gjhuët zyrtare të Shqipërisë. Pse të mos kenë përsëri si gjuhë zyrtare një gjuhë të huaj, po këtë herë të zgjedhur lirisht nga ne vetë? Sikur të kasnecohej frëngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do të kishim dy fitime: do të përdornim në punë të Guvernës një gjuhë të bukur, dhe pak a shumë të përbotshme; edhe do t’i lejim popullit lirinë të flasë gjuhën e tij të pavërlasur.

Hekuri, d.v.


IX
I paditur A.B.C. Hekuri urdhërohet formelman të dalë përpara tribynalit, të hënën që vjen, purrepondr disa aqyzasioneve kundrë lasyrëte të shtetit, të bëra nga zoti prefekt Zgjebo.

Inajetullahu, komisar i policisë, d.v.


X
Desizion i Tribynalit:

Unë, zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa këtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, që i dërgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset që i bëri tribynalit, u revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri të bëhet kondanë në dhjetë vjet burg otravo forsé.

(këtu vula)

I «pandehuri», i «padituri», i dënuari Hekur tani thyen gurë në udhë të re të Tomorit.


Faik KONICA

22 dhjetor 2009

The Case for Albanian

A friend of mine has posted a very interesting article from The Economist on his Facebook page (thank you, A. S.), which discusses the difficulty of learning certain languages. English with its very irregular pronunciation and spelling makes the list, as well as highly inflected languages such as German, Latin, and Slavic languages. Here, I would like to make a short case for Albanian, which did not appear in that list and, in my opinion, should have.... :(

Albanian is, at the origin, and Indo-European language, though it has evolved to such an extent that it was not proven to be Indo-European until the XIX century. Part of the argument for the Indo-European origin are also its numerous inflections.

Albanian has three genders, masculine, feminine, and neuter. The first two are the most common and they comprise almost all the words in Albanian. The last is mostly used for words related to the body and its conditions, such as 'dhjamët' (hernia), 'të verdhët' (jaundice), 'të ftohtët' (cold), etc.. Masculine or feminine nouns can be singular or plural (if logic dictates) and they are declined into five primary cases (rasa): nominative (emërore), genitive (gjinore), dative (dhanore), accusative (kallëzore), and ablative (rrjedhore). There is also a vocative case (thirrore), but it is so infrequently used that it is not even taught in grammar cases; it mostly consists of an 'O' before the non-declined form of the noun, which is a form of its own. In general, then, every noun (proper ones included in the singular) has twelve primary and common forms to be remembered by, though some may be identical.

e.g.: punë (work, singular / plural)
Undeclined: punë / punë
Nominative: puna / punët
Genitive: i/e/të punës / i/e/të punëve
Dative: punës / punëve
Accusative: punën / punët
Ablative: prej pune / prej punësh

The same cases exist for personal pronouns as well as adjectives, which have to agree with the noun they modify not only in gender and number, but also in case. Moreover, there are many endings to feminine or masculine nouns and they all require their own method of transforming them into plural or of declining them into the five cases.

Verbs are also quirky and highly inflected. First of all, when asking someone to conjugate a verb, we never use the infinitive (as in, conjugate the verb 'to be'); instead we use the 'representative form of the verb' (formën përfaqësuese të foljes), which is the verb in its present indicative, first person singular form. There are eight tenses in the indicative mood (mënyra dëftore) in Albanian: simple present (e tashme), imperfect (e pakryer), simple past (e kryer e thjeshtë), present perfect (e kryer), pluperfect (më se e kryer), past anterior (e kryer e tejshkuar), simple future (e ardhme), and future anterior (e ardhme e përparme). Besides the indicative, there are five other moods in Albanian: subjunctive (lidhore), conditional (kushtore), imperative (urdhërore), admirative (habitore), and optative (dëshirore). The good news is that some of these moods do not have forms in all the tenses or persons (mostly for logical reasons).

Like many other languages, Albanian also has three unconjugated forms of the verb: the infinitive (paskajore), present participle (përcjellore), and past participle (pjesore). Verbs also have transitive/intransitive and reflexive/non-reflexive forms, as well as a passive and active voice.

There is also something to be said about pronunciation. Standard Albanian has thirty-six sounds, each represented by a letter (or digraphs with their own place in the alphabet). Although most are shared by English and other western languages, two (Q [c] and Gj [ɟ]) are unique to Albanian (and, some say, Hungarian, though I'd have to hear them pronounce them). You can find the rest on Wikipedia or something.

Spoken Albanian is highly varied, too, depending on the region where you find yourself. Although all Albanians are educated in standard Albanian, most use regional sounds, words, expressions, and inflections. The two main dialects comprising these regional 'accents' are mutually intelligible for Albanians, though I don't know how a foreigner will fare with them.

That's it.... I'll add more if I think of anything.

06 shtator 2009

E ardhmja e gjuhës shqipe

Ardian Vehbiu ka shkruar një artikull tek gazeta Shekulli, tek i cili bën thirrje për krijimin e një fjalori gjithëpërfshirës, ku përdoruesit e gjuhës shqipe të mundin të gjejnë fjalët përkuese në shqip për fjalët në anglisht dhe anasjelltas.

Ndonëse sot jemi larg asaj dite, autori dhe ideatori duhet të përgëzohet për thirrjen e tij dhe, nëse ndërkohë dikush tjetër merr nismën për të krijuar përmbledhjen në fjalë, ai duhet përkrahur me çdo kusht. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën shqipe në konkurrencën e pamëshirshme mes gjuhëve, si dhe t'i japim asaj hijen që meriton.

05 gusht 2009

Atdhe dhe arsim

Tirana Calling boton një thirrje nga Ismail Qemali të botuar në vitin 1900 ku ai i fton të gjithë shqiptarët të mos rrinë «këmbë kryq», por të marrin pjesë në përhapjen e shkollave kombëtare në gjuhën shqipe.

Për të shkuar përpara në rrugën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për dituri; dhe për dituri kemi nevojë për mësime. Pra kemi nevojë të ngrehim në gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për ta përhapur dhe për t’u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojë shkollash është më e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë. Kurrë një popull nuk mund të rritet më vehte pa shkolla e pa arsim.

Gjuha shqipe

Ky artikull i shkurtër tek blogu Peizazhe të fjalës trajton në pak paragrafë disa nga mangësitë dhe pengesat në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe sot, si dhe mënyrën si ato lidhen me ekonominë e tregut.

Ekonomia e tregut nuk duhet parë negativisht që në përkufizim, sikurse duhet pranuar se ai (tregu) ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo mbi një sërë fushash të jetës shoqërore. Pa hyrë në debate për liberizmin, liberalizmin, teorinë laissez-faire dhe ekonominë e centralizuar, duhet pranuar se dora «e dukshme» e tregut dallohet qartë p.sh. nëpër gazeta shqiptare, të cilat për arsye ekonomike nuk marrin në punë gazetarë që shkruajnë mirë, ose nuk punësojnë redaktorë të përgatitur nga pikëpamja gjuhësore. Me motive kostoje mund të shpjegohet gjithashtu mungesa e «ë»-së për vite të tëra në shtypin e Tiranës. «Nuk kishim kohë, as para e as tastiera për t’u marrë me çikërrima si puna e 'ë'-së pa pika mbi kokë», mund të justifikohet drejtori i sotëm me fuoristrada.

24 shkurt 2007

«Gjuha shqipe po pëson deformime të shumta»

Me strukturën e saj gramatikore dhe me thesarin e pasur leksikor, gjuha shqipe është dëshmia më e mirë e prirjes, e fuqisë krijuese, e pasurisë shpirtërore dhe emocionale të popullit tonë. Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe.
Rexhep Qosja

Këto vitet e tranzicionit gjuha shqipe ka pësuar deformime të llojllojshme. Një "kontribut" në këtë drejtim kanë dhënë dhe japin shumë politikanë, qeveritarë e gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike, që nuk kanë kulturë të mjaftueshme gjuhësore, për të mos folur për pamjaftueshmëri të kulturës së përgjithshme. Në këtë artikull do të mundohemi që me anë të ca shembujve të thjeshtë, të tregojmë disa nga llojet e deformimeve që hasen më shpesh.

Një nga deformimet më të rëndomta është përdorimi pa nevojë e madje, disa herë edhe në mënyrë të gabuar, i një numri të madh fjalësh të huaja, të tilla si "implementim" (në vend të "zbatim", "futje", "vënie në jetë"), "impakt" (në vend të "ndikim"), "surprizohem" (në vend të "befasohem"), "konsideroj" (në vend të "marr parasysh"; p.sh.: "e konsideroj këtë fakt", në vend të "e marr parasysh këtë fakt"), "anunçoj" në vend të "njoftoj" ("lajmëroj", "kumtoj", "shpall", sipas rastit), "impresion" në vend të "përshtypje" ("mbresë"), "previzion" në vend të "parashikim", "dipendohet" në vend të "varet", "resurse" në vend të "burime", "trend" në vend të "prirje" (p.sh.: prirjet e zhvillimit të vendit), "të detajshme" në vend të "të hollësishme", "në mënyrë frekuente" në vend të "shpesh" ("shpeshherë"), "agravim" në vend të "rëndim" (i gjendjes, sëmundjes) etj. etj. Madje disa herë renditen njëra pas tjetrës në të njëjtën fjali fjala shqipe me të huajën përgjegjëse; p.sh. thuhet "një ndikim dhe një influencë", apo "një përvojë dhe një eksperiencë" etj.

Disa fjalë të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe shqiptohen gabim. P.sh. thuhet "martenitet" në vend të "maternitet" (amësi, lindje, shtëpi lindjeje), "infakt" apo "infrakt" në vend të "infarkt" (mbyllje e enëve të gjakut), "boljer" apo edhe "buljer" në vend të "boiler" (zierës apo ngrohës uji), "andresë" në vend të "adresë", "ventratë" në vend të "vetratë" ("xhamllëk"), "prespektivë" në vend të "perspektivë" etj.

Disa fjalë që kanë hyrë në gjuhën shqipe dhe që kanë një g të ndjekur nga një e ose i, gabimisht shkruhen me xh ose me g, në vend që të shkruhen me gj, sipas shqipes standarde. Kështu shkruhet "dixhital" në vend të "digjital" (shifror), "axhenda" në vend të "agjenda" dhe "gen" në vend të "gjen", kur shkenca përkatëse shkruhet "gjenetika".

Ndonjë fjalë e huaj përkthehet edhe gabim. Kështu, fjala angleze "approach" shpesh përkthehet "përqasje", që do të thotë "krahasim", në vend të "qasje", që në kuptimin kryesor do të thotë "mënyra si bëhet diçka; nga kapet diçka për ta bërë a për ta zgjidhur". Disa herë fjala "avantazh" në vend që të shqipërohet "epërsi", përkthehet gabimisht "përparësi" (që është sinonim i "prioritet"-it).

Një deformim tjetër është përdorimi i një fjale në vend të një tjetre, me kuptim të afërt, por jo të njëjtë. Kështu, dëgjojmë këto kohët e fundit të thuhet e të shkruhet që "u inaugurua" (në vend të "u përurua") busti i nënë Terezës apo ai i Lasgush Poradecit, kur ato janë shtatore (statuja). Ndodh edhe më keq, kur në një artikull gazete përdoren të dy termat për të njëjtin objekt skulpturor. Po t'u referohemi fjalorëve, busti është një skulpturë që paraqet pjesën e sipërme të trupit të njeriut që nga mesi e lart ose kokën dhe një pjesë të kraharorit dhe jo të gjithë trupin, si shtatorja. Një gabim i të njëjtit lloj bëhet në disa reklama televizive, kur flitet për lavaman (duarlarëse) dhe paraqitet lavapjatë (pjatalarëse).

Shumë njerëz ngatërrojnë fjalë të afërta nga ana fonetike, por krejtësisht të ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (përshtat) dhe adoptoj (1. birësoj; 2. pranoj; p.sh., një rezolutë, një vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mëshiroj (ndjej mëshirë për dikë, i fal gabimin) dhe mishëroj (shpreh diçka në trajtë konkrete, e trupëzoj: p.sh. mishëroj në art një ide); mostër (gjedhe; p.sh.: mostër gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstër (përbindësh); njësoj (bashkoj në një të vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bëj veprime me numra); afroj (e çoj më afër, më pranë) dhe ofroj (bëj ofertë, propozoj; p.sh. ofroj një çmim, një mundësi etj. dhe jo afroj…); klimatike (që ka të bëjë me klimën; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (që ka klimë të mirë për shëndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendër klimaterike), "përshkoj" (kaloj nga njëra anë në tjetrën etj.) dhe "përshkruaj" ( paraqit me shkrim a me gojë tipare, dukuri a rrethana të ndryshme) etj. etj.

Për shkak të gabimeve të tilla, disa herë bëhen përkthime të gabuara të disa fjalëve të ndonjë gjuhe të huaj. P.sh., në italisht karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatërruar këto dy fjalë, rëndom dëgjojmë në emisionet e lajmeve që të thuhet "minierë karboni", në vend të "minierë qymyri".

Një gabim që bëhet shpesh, sidomos nga gazetarët, është që disa fjalëve të huaja, që kanë hyrë në shqip me një a dy valenca gjuhësore, u jepen edhe valenca të tjera, si në gjuhët e huaja. Përshembull, termi "argument" në gjuhën shqipe ka si kuptim kryesor "një arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim", mirëpo, nën ndikimin e disa gjuhëve të tjera, në shumë emisione lajmesh thuhet që "kalojmë në një argument tjetër", kur duhet të thuhet që "kalojmë në një temë tjetër". Po kështu, fjala "develop" përkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonë "zhvillim", kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet të përkthehet edhe me disa fjalë të tjera, si "hartoj" (një program, një projekt etj.), "shtjelloj" (një temë, një mendim), "përsos" (diçka), "përhap" (një sëmundje a epidemi), "shfrytëzoj" (një minierë), "sqaroj", "zbuloj" a "bëj të qartë" (një fakt) etj.

Disa fjalëve nganjëherë u shtohen "bishta", si, p.sh., thuhet "Yzberisht", në vend të "Yzberish" apo "garazhd", në vend të "garazh" (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin). Fjalëve të tjera u shtohet ndonjë shkronjë në mes, si, p.sh., fjalës "zviceran" i shtohet një "i" dhe ajo shqiptohet dhe shkruhet gabimisht "zvicerian".

Në fjalë të tjera zëvendësohet një shkronjë me një tjetër (r me l, d me t, i me e, e me i, e me a, o me a, c me ç etj.). Përshembull: shkruhet e thuhet "albitër" në vend të "arbitër", "dakort" (në akord) në vend të "dakord", "eleminim" në vend të "eliminim", "energjitike" në vend të "energjetike", "dokumenta" në vend të "dokumente", "denancim" në vend të "denoncim", "çertifikatë" në vend të "certifikatë", "proçes" në vend të "proces", "koefiçient" në vend të "koeficient", "difekt" në vend të "defekt" (d-efekt) etj. Te mjaft emra njerëzish i-ja zëvendësohet me j, si, p.sh., shkruhet "Arjan" në vend të "Arian", "Marjana" në vend të "Mariana" etj.

Gabime të shumta bëhen në lidhje me gjinitë e emrave. Dihet se disa klasa emrash mashkullorë e ndërrojnë gjininë në shumës dhe që përcaktorët (mbiemrat dhe përemrat) që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore. Emra të tillë janë ata që e bëjnë shumësin me prapashtesat "e" dhe "ra". Mirëpo shpesh dëgjojmë, p.sh., që të thuhet "talente të rinj", "shkrime të tjerë", "personazhe publikë", "shira të rrëmbyeshëm", "këta tre male të lartë", në vend të "talente të reja", "shkrime të tjera", "personazhe publike", "shira të rrëmbyeshme", "këto tri male të larta", përkatësisht. Nga ana tjetër, u ndërrohet në mënyrë të gabuar gjinia përcaktorëve të disa emrave mashkullorë që nuk përfshihen në dy klasat e më sipërme. Kështu, thuhet "këto tituj", "ato burra", "këto politikanë", "lekë të reja", "objektiva të qarta" etj., kur duhet të thuhet "këta tituj", "ata burra", "këta politikanë", "lekë të rinj", "objektiva të qartë". Një gabim i ngjashëm bëhet me fjalën "element", e cila shumësin zakonisht e bën me "e", me përjashtim të rasteve kur flitet për njerëz, në të cilat e bën me "ë". Pra, duhet të thuhet, p.sh., që "janë kapur disa elementë të rrezikshëm kriminalë", por, nga ana tjetër, që "karboni dhe squfuri janë elemente kimike". Mirëpo rëndom vihen re përdorime të gabuara, madje edhe të përcaktorëve që e shoqërojnë emrin element në shumës (p.sh., "këto" në vend të "këta" e ansasjelltas). Shmangie në lidhje me gjininë vërehet edhe në përdorimin e përemrin pronor "ynë", që shoqëron emrat e gjinisë mashkullore. Ai pothuajse është hequr nga përdorimi, ngaqë shumica e njerëzve thonë "populli jonë", "vendi jonë", në vend të "populli ynë", "vendi ynë" etj.

Gabime bëhen edhe me përdorimin e ndajfoljes "sepse". Rëndom përdoret togfjalëshi "për arsye sepse", kur duhet thënë "për arsye se", togfjalësh që është i barabartë me "sepse". Pra duhet thënë, p.sh., "nuk erdha sepse…" ose, që është njësoj, "nuk erdha për arsye se…" dhe jo "nuk erdha për arsye sepse…". Po kështu, nuk duhet përdorur togfjalëshi "për faktin sepse", po ai "për faktin se". Me ndajfoljen "sepse" rëndom bëhet edhe një gabim tjetër. P.sh., për të lajmëruar mosardhjen thuhet: "ju njoftoj sepse nuk do të vij", kur duhet thënë: "ju njoftoj se nuk do të vij".

Shpesh herë vihet re një përdorim i gabuar i apostrofit në trajtat e shkurtra të përbëra të përemrave. Kështu, shkruhen gabimisht pa apostrof "t'i" dhe "t'u" (t'i them atij, t'u them atyre) dhe po gabimisht shkruhen me apostrof "ma" dhe "ta" (ma dhe, ta dhashë). Në shkrimin e trajtave të shkurtra të përbëra të vetës së tretë bëhet një gabim tjetër: në vend të i-së përdoret j-ja ose kjo shtohet. P.sh., shkruhet "ja dhashë", në vend të "ia dhashë" (atij), "jua dhashë", në vend të "ua dhashë" (atyre) etj.

Parregullsi vërehet edhe në përdorimin e përemrit "kush", i cili duhet të përdoret vetëm për njerëz e jo për sende, i pa shoqëruar me emra dhe vetëm në numrin njëjës. P.sh., duhet pyetur "kush e shkroi?", duke kuptuar një njeri dhe jo "kush gazetë e shkroi", po "cila gazetë e shkroi"; duhet shkruar "cili faktor ndikoi" dhe jo "kush faktor ndikoi" etj.

Ngatërrohen në të shkruar dhe numrat arabë (1,2,3..) dhe romakë (I,II,III…). Numrat arabë duhen shkruar me nyje të përparme dhe me mbaresë, kurse numrat romakë pa to, (p.sh.: Kreu i 2-të ose Kreu II), mirëpo nganjëherë ndeshim që të shkruhet: Kreu i II-të ose Kreu i II etj.

Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.

Pajtim BEJTJA

Botuar më 24 shkurt 2007 nën titullin: «Gjuha shqipe po pëson deformime të shumta» tek Peshku pa ujë