Po shfaqen postimet me emërtimin histori. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin histori. Shfaq të gjitha postimet

15 gusht 2010

Dituri

PYETJE:
Mitologjia shqiptare: Çfarë besonin paraardhësit tanë?

PËRGJIGJE:
Mes të tjerash: «Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane. Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga etj..»

Për artikullin e plotë, ndiqni këtë lidhje te gazeta Standard.

12 prill 2010

«Zogu & thesari» - përrallë nga e kaluara

Ka pak dyshim se me fluturimin e Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 fluturoi dhe thesari i Shqipërisë për të mos u kthyer më.

Kjo vepër përshkruhet me një fjalë: vjedhje.

Sot ne nderojmë ata anëtarë të vjetëruar të familjes së tij që vazhdojnë ta quajnë veten «mbretër» e «princër» ndërsa gëzojnë e (padyshim) ruajnë fshehur diku pasurinë e gjithë shqiptarëve.

Fletë-rrufe

Si lindi, si u zhvillua dhe si u përdor fletë-rrufeja në vitet e regjimit komunist në Shqipëri.

Shekulli rrëfen.

06 mars 2010

Në pritje të 7 Marsit

Urime gjithë arsimtarëve shqiptarë, kudo që ndodhen!

Rikujtoni 7 marsin e vitit 1887 dhe përpjekjet e shumta të paguara dhe me jetë njerëzish që çuan në hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. Kësaj ngjarjeje i këndon më së miri Naim Frashëri:

O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit'e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.

Ta lusimë këtë ditë,
Q'e bekoi zot'i vërtetë
Dh'e dërgoi me shumë dritë,
T'i mbes' emëri përjetë.

Sot e vumë gur'e parë,
Sa' ësht'e bekuar kjo ditë!
Zot'i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!

Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh'e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.

Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht'e shtije,
Mbretëron fjal'e vërtetë,
Dhe të mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lëvduar,
Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur jetën.

Lumja ti, moj Korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!

Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo është mëm' e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gazthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.

S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët' emër nder'e kemi.

Ky emr' është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohëmë gjën'e vjyer.

Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!

Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun'e keq'e shum'e ligë.

O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.

Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh'e gjenë me perëndinë.

Nga gjithë ç'kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.

Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.

Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft' e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.

12 dhjetor 2009

Kur lindi partia

Jo, jo ajo e 8 nëntorit 1941; ajo e 12 dhjetorit 1990.

Sipas një artikulli botuar tek Kolektivi, Sali Berisha kujton 8 dhjetorin si ditën e krijimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, ndonëse ai vetë nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e asaj dite, madje nuk ka qenë as në Shqipëri. Shumë nga themeluesit e PD-së thonë se themelimi zyrtar u bë më 12 dhjetor 1990 dhe se firma e Sali Berishës është e dyta në listën e vendimmarrjes.

Vlen të theksohet se nga tetëmbëdhjetë krijuesit e Partisë, sot dy nuk janë më në jetë (Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari), ndërsa dymbëdhjetë të tjerë nuk janë më anëtarë të PD-së. Ja ku duket fuqia dhe politika përçarëse që Sali Berisha ushtron në Partinë e tij, çka vë në dukje edhe regjimin e tij autokrat brenda PD-së. Nuk mund të mos përmend këtu edhe fjalët dhe premtimet me të cilat hyri në arenën politike kjo parti, të cilat për vite me radhë mbetëm boshe siç vazhdojnë të mbeten edhe sot.

18 tetor 2009

Intervistë me Ramiz Alinë

Gazeta Shekulli interviston ish-presidentin Ramiz Alia mbi shumë çështje lidhur me regjimin «komunist» dhe sidomos me marrëdhëniet e qeverisë së asaj kohe me Bashkimin Sovjetik, Bllokun Komunist dhe Jugosllavinë.

Mes të tjerash, Ramiz Alia shpjegon se vendimi për ngritjen e Murit të Berlinit u mor nga i gjithë Blloku Komunist me përjashtimin e Shqipërisë për arsye se ajo u përjashtua nga mbledhja kur nuk u përfaqësua nga Sekretari i saj i Parë apo nga Kryeministri, por nga vetë Ramiz Alia si i dërguar fuqiplotë i P.P.Sh.-së.

14 tetor 2009

Në kohën e Ali Pashës

Ali Pasha, figurë e ndërlikuar historike, prurës në Ballkan i mendimeve më të përparuara të kohës, përforcues i rezistencën shqiptare ndaj Portës së Lartë dhe, për më tepër, mundësues i shkëputjes së mëpasshme të Greqisë nga po e njëjta perandori, i përkufizuar më së miri nga Sami Frashëri:
«Ali Pasha megjithëse ishte njeri analfabet dhe pa shkollë, ka qenë shumë i zgjuar dhe i zoti.»

15 gusht 2009

Shqipëria në shitje

Ujditë e Zogut me qeverinë fashiste të Italisë dhe përpjekjet e tij të mëpasshme për t'u rikthyer në fron si mbret i shqiptarëve.

05 gusht 2009

Atdhe dhe arsim

Tirana Calling boton një thirrje nga Ismail Qemali të botuar në vitin 1900 ku ai i fton të gjithë shqiptarët të mos rrinë «këmbë kryq», por të marrin pjesë në përhapjen e shkollave kombëtare në gjuhën shqipe.

Për të shkuar përpara në rrugën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për dituri; dhe për dituri kemi nevojë për mësime. Pra kemi nevojë të ngrehim në gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për ta përhapur dhe për t’u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojë shkollash është më e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë. Kurrë një popull nuk mund të rritet më vehte pa shkolla e pa arsim.

01 gusht 2009

150 vjet fotografi shqiptare

Ky shkrim në blogun kolektiviza përmbledh historinë e fotografisë në Shqipëri në disa paragrafë.

Është më shumë se ç'kanë bërë të tjerë dhe shumë më tepër nga ç'dinë shumica e njerëzve.


18 prill 2009

Videoreportazh

Albanian socialist realism and propaganda, ca. 1965.

«Parti! O prijësja jonë! Ti e bëre atdheun të bukur, krenar! Ushtarë besnikë ty të qëndrojmë. Me ty marshojmë në të katërtin pesëvjeçar».



07 prill 2009

7 prill 1939 - 7 prill 2009

Sot, më 7 prill 2009, mbushen plot 70 vjet nga dita kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Ky përvjetor (ndonëse i zi) nuk është përmendur kurrkund në shtyp, por unë nuk mund të mos kujtoja ata që qëndruan në Shqipëri dhe ngritën qëndresë ndaj pushtuesit; si dhe ata që u ngritën e ikën, e lanë në mëshirë të fashizmit, e që sot kërkojnë tituj e pronat e mbrojtura me gjakun e atyre që luftuan me vetëmohim.

VF-LP