Po shfaqen postimet me emërtimin gjinushi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin gjinushi. Shfaq të gjitha postimet

22 gusht 2009

Gjinushi për zgjedhjet, të majtën, PS-në

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, flet për zgjedhjet e qershorit, për gjendjen e të majtës në Shqipëri e veçanërisht për kryesinë e PS-së në këtë intervistë për Shekullin.

Zgjedhjet, sipas tij, kanë qenë jo krejt të drejta dhe e kanë nxjerrë të majtën sërish si forcë të parë politike në Shqipëri, ndonëse jo në fuqi. Për sa i përket PS-së, ai ka ngurruar të bëjë dallime midis Ramës, Blushit dhe Malajt, por gjithsesi është shprehur se përvoja e bashkëpunimit me PS-në nën udhëheqjen e Ramës ka qenë përgjithësisht e mirë.

Vendosa ta vë këtu këtë artikull sepse besoj se Gjinushi ka qenë dhe mbetet një nga politikanët më të zgjuar, më të mprehtë dhe më të ndershëm në Shqipëri.