Kur s'u përgjigjesh fjalëve që dërgoj
Jehonë u bëhet vetë largimi.
Kur larg të kam e zërin nuk ta dëgjoj
Ditët që shkojnë i tret dëshpërimi.
Kur sytë e tu s'i shoh kur u këndoj
Si Narcisin më mbyt çdo çast kërkimi.
Kur çel dita dhe vetminë dot s'luftoj
Pas humbjes vjen e mbetet hidhërimi.
Kur fatin tim larg teje filloj mendoj
I huaj më qëndron dhe ngushëllimi.
Kur dorën tënde të ngrohtë zë kujtoj
Më pranë fillon më duket afrimi.
Kur kot zhgënjehem zë fatin e mallkoj
Se s'deshi mes nesh të rronte gëzimi.
Nuk ka komente:
Posto një koment