Çdo shenjë e jotja zhduket,
çdo hije, çdo shije zbutet,
veç erës tënde që kurrë s'epet;
diçka i shtohet sa kurrë nuk tretet.
Ta dua shpesh trupin plot aromë,
fytyrën tënde dhe buzën e njomë
që më kujton çaste netëve vonë,
puthje si uji që rrjedh nga një stomnë.
Sa shpesh kërkoj të të harroj,
sa shumë pastaj nis të kërkoj;
thërras të të gjej dhe ti kurrë s'më dëgjon
në mendje dhe shpresë diçka zë vajton.
Pyes veten: e ndjen si unë lodhjen
sfilitjen, mundimin e më pas çlodhjen
që sjell i lumi kujtim për ty
që shkon e zhduket sa shfaqet aty?
Me zor i përgjigjem vetes me mohim,
kam dhe më shumë të them, por kurrgjë nuk ka kuptim;
ka vetëm fjalë që s'mbart asnjë fjalor,
kujtime që më vrasin sa më bëjnë gazmor.
1 koment:
me pelqen; kjo qe vijon gjithashtu..
cfare eshte "LRSIP?"
Posto një koment