ai është si kopsa rezervë
e qepur lirshëm me pe të hollë
në xhepin e brendshëm të xhaketës
do të këputet dhe ai si kopsa prej perit
që bie gjithmonë brenda xhepit të brendshëm
a në një skutë të hapësirës së ngushtë
mes cohës dhe astarit
atje do të presë të vijnë ta kërkojnë
30 prill 2007
«Fol!»
Fol një fjalë!
Edhe pusi kur i hedh një gur
të kthen përgjigje.
Edhe lumi i nxituar
s'harron të zhaurijë.
Edhe deti i shtrirë
di të ngrejë tallazin.
Edhe malet hijerëndë
dinë të kthejnë fjalën.
Veç ti... ti hesht....
Veç ty... ty fjala s'të dëgjohet....
Veç unë... unë s'di të hesht,
ndaj flas.
Më kot
pres përgjigje nga deti,
oshëtimë nga pusi,
tallaz nga mali.
Më kot e hedh
dhe një gurë në lumë.
Edhe pusi kur i hedh një gur
të kthen përgjigje.
Edhe lumi i nxituar
s'harron të zhaurijë.
Edhe deti i shtrirë
di të ngrejë tallazin.
Edhe malet hijerëndë
dinë të kthejnë fjalën.
Veç ti... ti hesht....
Veç ty... ty fjala s'të dëgjohet....
Veç unë... unë s'di të hesht,
ndaj flas.
Më kot
pres përgjigje nga deti,
oshëtimë nga pusi,
tallaz nga mali.
Më kot e hedh
dhe një gurë në lumë.
«kur më ngjall shqisat»
në thellësinë e cekët
të flokëve të tu të mermë
zhyta flegrat e etura për ty
[marr frymë thellë]
u bashkuan dhe buzët
dhe u përshkuan gjatësinë
me skofinë e dridhjes djaloshare
u qas dhe dora që u thur me to gërshet
e s'u lëshua syresh një natë të tërë
në mëngjes u hap dhe syri
dhe kundroi tisin tonë të brishtë:
i mungonte qëndisma
ndaj me buzët e tua
qëndise mbi të një puthje të kadifenjtë
që shijuam të dy ndër buzë
të flokëve të tu të mermë
zhyta flegrat e etura për ty
[marr frymë thellë]
u bashkuan dhe buzët
dhe u përshkuan gjatësinë
me skofinë e dridhjes djaloshare
u qas dhe dora që u thur me to gërshet
e s'u lëshua syresh një natë të tërë
në mëngjes u hap dhe syri
dhe kundroi tisin tonë të brishtë:
i mungonte qëndisma
ndaj me buzët e tua
qëndise mbi të një puthje të kadifenjtë
që shijuam të dy ndër buzë
13 prill 2007
Fushata për zgjedhjet presidenciale në Francë
Më datën 22 prill zhvillohet votimi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë. Ky është posti më i lartë i vendit, i krahasueshëm me postin e presidentit të Sh.B.A.-ve. Kandidatët kryesorë në këto zgjedhje janë Ségolène Royal (Partia Socialiste), Nicolas Sarkozy (Bashkimi i Lëvizjes Popullore - e djathta), François Bayrou (Bashkimi për Demokracinë Franceze - qendra) dhe Jean-Marie LePen (Balli Kombëtar - e djathta ekstreme).
Ndonëse i fundit nuk ka epërsi në sondazhet e fundit që janë bërë, kam mësuar se kështu ndodh gjithmonë dhe pastaj në zgjedhjet e vërteta fiton vota të mjaftueshme për të qenë kandidat për votimin e dytë (2 maj). Është e kotë të them se nuk pajtohem aspak me politikën e tij, e aq më pak të mund të pranoj se një njeri i tillë, me pikëpamje raciste, homofobe, pothuajse nazi-fashiste, synon të bëhet kreu i një republike si Franca. Shpresoj vetëm që dhe një pjesë e mirë e votuesve francezë të jenë po aq të ndërgjegjshëm sa unë dhe të mos ia japin votën një kandidati të tillë që në votimin e parë. Nuk e meriton të shkojë në votimin e dytë siç ndodhi para pesë vjetësh.
Bayrou, nga ana tjetër, mësova se fitoi popullaritet falë një sondazhi të paguar, ku e nxorrën me përqindje të lartë, çka e detyroi votuesin të kthehej drejt tij dhe t'i vinte pak veshin. Kjo çoi në një rritje të vërtetë të shifrave për të, por, me sa duket, kohët e fundit ka filluar të bjerë kundër dy kandidatëve kryesorë.
Këta kandidatë janë Ségolène Royal dhe Nicolas Sarkozy. E para është socialiste (dhe, nëse më lejohet, më e pashmja nga të gjithë kandidatët), ndonëse e qortuar shumë prej partisë së saj në shumë prej qëndrimeve të saj. Gjithsesi, të gjithë ata që përkrahin sadopak një politikë të majtë, duket se kanë vendosur të votojnë për të. Shpeshherë shprehin se këtë nuk do ta bëjnë me dëshirë të plotë, por vetëm sepse është më e mirë se fituesi tjetër i mundshëm, Nicolas Sarkozy. Ky këtu, ndonëse i një partie të djathtë të qendrës, ka qëndrime më djathtiste se ç'i lejon pozita e partisë së tij. Ai është kritikuar ashpër për qëndrimin që ka mbajtur ndaj imigracionit dhe rrëmujave jashtë qyteteve, sidomos pasi ka qenë edhe ministër i brendshëm.
Pas kësaj paraqitjeje të shkurtër (ndoshta mërzitëse) të kandidatëve, po i futem temës që më shtyu të shkruaja këtë radhë: fushata elektorale. Para disa ditësh filloi caku kohor brenda së cilit kandidatët kanë të drejtë të vendosin afishe dhe të transmetojnë mesazhe në radio dhe televizion. Qytetaria franceze e lejon afishimin vetëm në vende të caktuara, në stenda të vendosura posaçërisht për këtë fushatë, çka lejon barazi në përfaqësim, si edhe pengon rrëmujën apo shëmtimin e ndërtesave nëpër qytete. Në njërën prej sërëve të stendave që janë vendosur nëpër Paris më bëri përshtypje se si kishin reaguar disa (të rinj, padyshim) ndaj kandidatëve.
Vlen të theksohet se në lagjen trembëdhjetë të Parisit, ku është vendosur edhe stenda në fjalë, banorët i përkasin kryesisht shkallës së mesme dhe mes tyre ka shumë intelektualë. Ja si është lënë afishja e kandidates së PS-së: e pacënuar.

Nga ana tjetër, kandidati Nicolas Sarkozy, i urryer në përgjithësi nga rinia, kishte pësuar keq nga dora e dikujt, i cili ose e cila, me anë të vizatimit, e kishte krahasuar me një goxha personazh historik.

Por ka edhe më keq. Kandidati i Ballit Kombëtar ishte zhdukur pothuajse fare nga stenda. Deri nesër a pasnesër, atij ndoshta nuk i mbetet as nam as nishan. Asgjë nuk do të më çudiste.

Ja, pra, edhe qytetaria e mirënjohur dhe e respektuar franceze njeh ndonjëherë shkarje si puna e këtyre. Megjithëse reagimi im ishte nënqeshja (dhe ndoshta pak kënaqësi), nuk di ç'qëndrim do të mbaja po të isha krejt objektiv në këtë mes.

Vëzhgimet e ditës
Sot në mëngjes kur dola për të bërë vrap, u shkëmbeva rrugës me një grup fëmijësh të shoqëruar nga një edukatore. Nuk duhet t'i kishin kaluar pesë vjeç. Ishin ende topolakë e njomakë sa që të ftonin t'u afroheshe e t'u shkulje faqkat. Mes tyre kishte të bardhë, të zinj, aziatikë, djem edhe vajza. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se ishin zënë për dore dy-nga-dy. Duart e tyre—më saktë, doçkat—shtrëngonin ato të shokut a shoqes, pa dallim race. Kështu më lindi pyetja: deri në ç'moshë janë fëmijët aq të pafajshëm sa të mos e kenë aspak problem—madje, as të mos mendojnë—se fëmija që kanë zënë dorë-për-dore është i një race tjetër? Përgjigja m'u kthye menjëherë: derisa të dalë një më i rritur e disave syresh t'u thotë se mes tyre dhe shokëve ka dallim dhe ky dallim mbështetet tek pamja e tyre e jashtme. Mos i prishni fëmijët, ju lutem shumë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për ato «çifte» fëmijësh me dy vajza edhe me dy djem, përsëri të zënë dorë-për-dore. Kush do t'u thotë se të zësh një djalë tjetër apo një vajzë tjetër për dore duket keq? Se një gjë e tillë të çon në homoseksualizëm që është gjë e keqe? Lërini të jetojnë në padjallëzinë e tyre. Në mos ju si prindër ose si të rritur tek të cilët ata kanë besim, do t'i djallëzojë një ditë bota, shoqëria. Kjo është e pashmangshme.
Ndryshim teme: jargavanët kanë filluar të çelin, çka vërteton edhe një herë (jo se e vija në dyshim) se klima në Paris është më e butë se në Drenovë, ku jargavanët fillonin të çelnin apo kishin çelur pak para 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Dalje fare nga tema: përkthimit po i afrohet fundi... ndryshimet e fundit kam shpresë t'i bëj para së mërkurës dhe libri do të jetë gati për botim. Po kush do ta botojë?!

12 prill 2007
Meqë ra fjala për trokashkën e mullirit...
PAMJE E DYTË NË MULLI
[Brënda në një mulli, dy gra presin të bluajnë: zonja Tanë dhe
zonja Kote. Gur’ i mullirit po kthenet. Duken thasëtë pranë koshit.
Zonja Kote kërkon të bluajë më parë, po Tana s’e le].
Tana
Çbën ashtu, moj Kote?
Kote
S’është puna jote!
Tana
Moj, mos je e marrë?
Kam ardhë më parë.
Kote
S’munt të rri këtunë,
kam të tjera punë,
po hiqu nga unë!
Tana
Ç’thotë kjo murtajë!
Kote
Ujku të të hajë!
Tana
Tutje, moj mandatë!
Kam ardhë me natë.
Kote
Thuaj si të duash,
se u’ do të bluaj.
Tana
Nukë do të bluash,
se u’ këtu ç’ruaj?
Kote
Ruaj millonanë,
se kur të ka pranë...
Tana
Ftu! Moj gojë ndyrë,
moj turi lëtyrë!
Ç’e kam millonanë?
Kam burrënë pranë
Ti ku e ke nderë,
që përflet të tjerë?
Po gjithë të dinë:
Harrove bekshinë?
Sa herë të zunë?
Kote
Me bekshinë unë!
S’turpëronej pakë,
se je grua plakë!
Tana
Plakë? Pa hap sytë,
kush është m’e ndytë?
Jeshe ti për burrë?
Ndaj iku i mjerë
dhe s’të vjen më kurrë,
se i prishe nderë!
Kote
Moj kurvë, moj shtrigë!
Tana
Moj grua e ligë!
Kote
Moj sterrë, moj natë!
Tana
Moj gojëlopatë!
Kote
Moj byth’ e kusisë!
Tana
Tmer i njerëzisë!
Kote
Na! Porrato paç
kur kërkon të shaç!
Tana
Tutje, moj zagare!
Kote
Tutje, moj murdare!
Tana
Ikë, moj bishtdredhur!
Kote
O moj brasnj, e hedhur!
Tana
O moj vjedharake!
Kote
O moj shulanake!
Millonai
Ç’ikini që thërrini,
pak turp nukë kini?
Ini kushërira?
Silli si të pira!
Pse thërret, moj Kote?
Kote
S’është puna jote.
Millonai
Zonja Tanë, ç’patë?
Tana
Se kam ardhë me natë?
Kote
Po sepse ke ardhë?
Tana
Të bluash me radhë!
Millonai
Thotë mirë.
Kote (shtyn Millonanë)
Ç’thua?
Millonai
Pse shtyn, ç’ke me mua?
Tana (te Millonai)
Ç’e shukon, ç’i thuaj?
Kam ardhë të bluaj,
se martoj evlanë!
Millonai
Ç’faj të kam, moj Tanë?
Shkëputje nga drama Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër e Andon Zako Çajupit

Mall për ata që s'i njoha kurrë
Në lajme sot lexova se më datën 11 prill na qenkësh përkujtuar 22-vjetori i vdekjes së shokut Enver Hoxha. Këtë ia bëra të ditur mamit, e cila më kujtoi se po kjo ditë përkon me vdekjen e gjyshes sime—pra, nënës së saj—ndonëse dy vjet pas vdekjes së Hoxhës. Më erdhi turp prej vetes se si nuk dita ta mbaj mend këtë datë, e aq më pak datën e vdekjes së dy gjyshërve. U harruan kaq shpejt vallë?
Gjyshi nga ana e babit vdiq në vitin 1966 (21 korrik) kur unë ende nuk kisha lindur. Vetë babi ishte katërmbëdhjetë vjeç. Gjyshi dhe gjyshja nga ana e mamit vdiqën përkatësisht më 15 mars dhe 11 prill 1987, kur unë isha tre vjeç. Ndonëse kujtimi më i hershëm që kam më rikthen në moshën dy-vjeçare, ai s'është veçse një rast i veçantë. Më pas, kujtimet mungojnë deri nga viti 1988, 1989 ku spikat përmbytja e shtëpisë, të cilën e mbaj mend sikur të kishte ndodhur dje. Fatkeqësisht, vdekja e gjyshit dhe gjyshes nga ana e mamit rastisën në këtë kohë dhe prandaj nuk i mbaj mend aspak. Motra ime thotë se i kujtohen disa ngjarje. Ndoshta. Fundja, ajo ishte shtatëmbëdhjetë muaj më e madhe se unë. Sidoqoftë, unë nuk rikujtoj asgjë dhe, ndonëse nuk i kam njohur mirë para se të ndërronin jetë, përsëri ua ndiej ndopak mungesën, së bashku me gjyshin nga ana e babit. Tiparet dhe personalitetet e tyre i kam rindërtuar vetëm prej fotografive dhe fjalëve që kam dëgjuar prej fëmijëve të tyre.
Së fundmi, e vetmja gjyshe që kam njohur ndërroi jetë para disa muajsh. Ishte humbja e parë që më ka prekur kaq shumë që nga fillimi i viteve '90. Kjo jo vetëm sepse e njihja, por edhe sepse në marrëdhëniet e mia me të ka pasur shumë vështirësi e pengesa që sot ngelen vetëm si pengje e pendesa. Gjithsesi, mungesa e saj, ndonëse e kalova njëherë si humbje, ende nuk më ka prekur. Pres të më godasë kur të rikthehem në Shqipëri në qershor.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

Madhështia e përulur
19 nëntor 1957
I dashur zoti Zhermen,
Po e lë të shuhet pak zhurmën që më ka rrethuar deri më sot për të ardhur t'ju flas me gjithë zemrën time. Porsa më është bërë një nder tepër i madh që as nuk e kam kërkuar e as lakmuar. Mirëpo, kur mësova lajmin për të, mendimi im i parë pas atij për nënën time ishte për ju. Pa ju, pa atë dorë të ngrohtë që më zgjatët mua kur isha fëmijë i varfër, pa mësimin tuaj dhe pa shembullin tuaj, asgjë prej kësaj nuk do të më kishte ndodhur. Nuk e bëj bjeshkë këtë lloj nderi. Por kësaj radhe e shoh të paktën si një rast për t'ju thënë se ç'keni qenë dhe ende jeni për mua, si edhe për t'ju siguruar se përpjekjet tuaja, puna juaj dhe zemra bujare me të cilën i viheni asaj janë ende gjallë tek një prej shkollarëve tuaj të vegjël, i cili, pavarësisht nga mosha, vazhdon të mbetet nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë forcat e mia.
Alber Kamy

09 prill 2007
«një mëngjes» [ose «partir»]
si rrezet e diellit që përthyhen nga shtresa e hollë e xhamit
ashtu edhe mendja ndodh se humbet kthjelltësinë mëngjeseve
me ndjesë, urdhëroni disa vargje të shkruar në vranësirat e zgjimit
»«
ky zgjimi i zorshëm nga gjumi i vonë
m'i ënjt, m'i skuq, e m'i lë me sklepa sytë
që përtej picërrimit të tyre
mezi shquajnë dritën mëngjesore
pas pak çohem, por jo pa luftuar çarçafin
që kërkon të më ruajë nën ngrohtësinë e tij cipëhollë
e unë kërkoj ta nënshtroj për të tendosur trupin e mpirë
mbi anën e tij të freskët
(ah..., më në fund të kam nën vete...
të kam thënë që më pëlqen të jem përsipër!)
kështu filloj e zgjohem
retë e mendjes fillojnë e hapen
dhe horizonti i ditës duket
midis meje dhe tij qëndrojnë planet e ditës
disa me pikëpyetje, disa me pikëçuditëse
disa me tre pika e disa pa pikë:
një vrap! një mëngjes... një dush!
një kafe (dy, tre, katër... mjafton të dish të numërosh)!
një libër i ri? një faqe përkthim?
një bisedë një qeshje? një buzëqeshje...
por buzëqeshja s'vjen kaq shpejt në mëngjes
duhet shuplaka e dushit ose e erës që ta zgjojë
ndaj shpatullrënë, këmbëzvarrë,
fytyrëvrenjtur, buzëvarur,
vetullmbledhur, gojëkyçur,
ballrrudhur, hijerëndë,
nis ditën
që kërkoja të vononte gjatë natës
që kërkoja të zgjaste për librin
që kërkoja të mbaronte
(Partir)

08 prill 2007
«Galdim ëndërror»
të pashë
në çast shkujdesjeje
në orë mbrëmjeje
me sy endacakë
me një rrahje zemre
të tepërt
të preka
me gishta të lehtë si pupla
të ngrohtë si afshi i frymës
të dridhur si tela violine
ta përshkova trupin nëpër kurbat
që i njoh mirë
të njoha
në ngrohtësinë e shtratit
nën fshehtësinë e natës
me frymëmarrje të nxituar
kur kraharori gulçonte
nga zjarrmi ynë
s'të gjeta
kur u zgjova
kur trokiti mëngjesi
kur gishtat ta ndien mungesën
se kishe mbetur në detrat e huaja
të ëndrrës
në çast shkujdesjeje
në orë mbrëmjeje
me sy endacakë
me një rrahje zemre
të tepërt
të preka
me gishta të lehtë si pupla
të ngrohtë si afshi i frymës
të dridhur si tela violine
ta përshkova trupin nëpër kurbat
që i njoh mirë
të njoha
në ngrohtësinë e shtratit
nën fshehtësinë e natës
me frymëmarrje të nxituar
kur kraharori gulçonte
nga zjarrmi ynë
s'të gjeta
kur u zgjova
kur trokiti mëngjesi
kur gishtat ta ndien mungesën
se kishe mbetur në detrat e huaja
të ëndrrës
«ngrohtësi» [ose «mësim gjeografie»]
dielli lind në lindje
dhe perëndon në perëndim
në rrugë duket se ka bashkëudhëtar
ndjenjat e mia
që lindin tek unë e gjejnë prehje tek ty
kërkoj të vijë një ditë
kur dielli të lindë në perëndim
në brigjet e Paqësorit tënd
dhe të perëndojë në lindje
duke ndezur falusin parizian
ashtu do pres që dhe dashuria jote
ndjenjat e tua
të lindin një herë për mua
me rrezet e agimit tënd
e të perëndojnë tek unë
me skuqjen e muzgut tim
iu luta diellit e kaq gjë premtoi
deri atëherë po e lë të ngrohë
të shohë dhe ai botën
të ndriçojë për ty
të të sjellë ngrohtësinë që të dërgoj

07 prill 2007
I imi është më i madh se i yti
Para disa ditësh më erdhi papritur mendimi se çdo fe shpall se ajo vetë ose perëndia e saj është e vërteta dhe më e madhja. Pyet ortodoksët, katolikët, myslimanët, hebrenjtë, protestantët e kë të duash dhe të gjithë do të të thonë se e ndiejnë veten më të mirë, më të pastër dhe me vend më të sigurt në parajsë sepse i përkasin pikërisht atij besimi. Mund t'i japin ngjyrime më të buta këtij besimi duke thënë se të gjithë për një zot flasin (për fetë shumëzotëshe as mos e merr mundimin t'u flasësh), por, në fund të fundit, fenë e tyre rrallë do ta ndërronin me ndonjë tjetër, madje edhe brenda krishtërimit ose myslimanizmit secili shpall dhe mbron po fenë e vet.
Po për ata që s'kanë zot, si puna ime, ose që kanë si zot... «veten» e tyre (përsëri, si puna ime), si i bëhet vallë? Mos duhet dhe unë të filloj e të shpall se unë jam më i miri apo se «i imi» është «më i madh».
Ja, po e filloj: I IMI ËSHTË MË I MADH SE I YTI.
Merreni si ta doni. Analizoheni si t'ju teket. Lejohet të mbështeteni tek simbolizmi.

Abonohu te:
Postimet (Atom)