Ndodh në jetë
që papritur një njeri
të bëhet kaq i shtrenjtë
dhe portreti i tij i çiltër
në çdo hap të ndjek ngado
në ditë e net...
...alas!
31 korrik 2007
27 korrik 2007
«shënim» / «note»
_ d_sh_r,
kur ta duash jetëshkrimin
e dashurisë sonë
mos kërko më kot në zemrën tënde
kërko më mirë në timen
shfleto më mirë dy faqe
merr një përkthyes të mirë
që natën vonë
dhe ditën herët
të recitojë sa kapitesh e zgjohesh
këto vargje
të çrregullta
sa të varfra
të lehta
sa të pasura
i yti me dashuri,
S
____________________________________________
D_a_,
when you shall want the biography
of our love
look not for it in your heart
look rather within mine
browse rather two pages
hire a good translator
who late at night
and early in the day
can recite as you sleep and awaken
these verses
as irregular
as they are poor
as light
as they are rich
yours lovingly,
S
kur ta duash jetëshkrimin
e dashurisë sonë
mos kërko më kot në zemrën tënde
kërko më mirë në timen
shfleto më mirë dy faqe
merr një përkthyes të mirë
që natën vonë
dhe ditën herët
të recitojë sa kapitesh e zgjohesh
këto vargje
të çrregullta
sa të varfra
të lehta
sa të pasura
i yti me dashuri,
S
____________________________________________
D_a_,
when you shall want the biography
of our love
look not for it in your heart
look rather within mine
browse rather two pages
hire a good translator
who late at night
and early in the day
can recite as you sleep and awaken
these verses
as irregular
as they are poor
as light
as they are rich
yours lovingly,
S
«ajo natë»
në afshet e nxehta verore
kujtoj murlanet e hidhura të dimrit
që frynte me furi
ishte vit i ri
i spërkatur tej-tëhu
me grumbuj dëbore të ndotur
mes tyre dëgjoheshin dy hapa
të njëzëshëm
të barazlarguar
ishim unë e ti
të ngrohur nga alkooli
nga krahët e hedhur përqafe
ecnim së bashku
unë me pikëpyetje
ti me vullnet të thyer
në pikëmbërritje na priste nata
e errët si pus
e flaktë si prush
të njoha
dhe në zemrën time mbiu dashuria
më njohe
dhe zemra jote nuk harroi të rrihte
të dua
dhe në zemrën time çel dashuria
s'më do
dhe në zemrën tënde rron ftohtësia
kujtoj murlanet e hidhura të dimrit
që frynte me furi
ishte vit i ri
i spërkatur tej-tëhu
me grumbuj dëbore të ndotur
mes tyre dëgjoheshin dy hapa
të njëzëshëm
të barazlarguar
ishim unë e ti
të ngrohur nga alkooli
nga krahët e hedhur përqafe
ecnim së bashku
unë me pikëpyetje
ti me vullnet të thyer
në pikëmbërritje na priste nata
e errët si pus
e flaktë si prush
të njoha
dhe në zemrën time mbiu dashuria
më njohe
dhe zemra jote nuk harroi të rrihte
të dua
dhe në zemrën time çel dashuria
s'më do
dhe në zemrën tënde rron ftohtësia
16 maj 2007
«letra-lamtumirë»
e shkrova lamtumirën për ty në pergamen
me bojën Pelikan që mban zi për lajmin që mbart
do ta marrësh sihariqin e kobshëm
dhe do të shquash midis shkronjave
dashurinë e fshehur që vërshon
prej shtratit të zemrës
dhe i rëndon pergamenit të tultë
do të njohësh fillin e fundin e saj
dhe në fund lamtumira do të të zgjojë
prej ëndrrës prej pergameni
të njollosur me bojë të zezë
ti mund ta grisësh letrën lajmëtare
ta hollosh bojën në ujin
ku do të hedhësh copëzat e tij
por nuk do të shuash kurrë
vijat që pena gërvishti
mbi letrën e pambuktë
ku shkruhet historia
e perandorisë së dashurisë
që ndërtova larg teje
e që humbi petalet
pa arritur lulëzimin
do të vijnë të tjerë
nipër e stërnipër
që në një sirtar të vogël
nën gazetën e ditës së Shën Gjonit
do të gjejnë një ditë
copëzat e ronitura të pergamenit
që përshkruajnë perandorinë
ku unë e ti ishim zotër
do të ngjisin dhe dy gjysmat e zemrës
ku një dorë stërgjyshore shkroi dikur
emrin tim e tëndin
ngushtë e ngushtë, bashkë e pranë
si atëherë, si një herë, si kurrë më
me bojën Pelikan që mban zi për lajmin që mbart
do ta marrësh sihariqin e kobshëm
dhe do të shquash midis shkronjave
dashurinë e fshehur që vërshon
prej shtratit të zemrës
dhe i rëndon pergamenit të tultë
do të njohësh fillin e fundin e saj
dhe në fund lamtumira do të të zgjojë
prej ëndrrës prej pergameni
të njollosur me bojë të zezë
ti mund ta grisësh letrën lajmëtare
ta hollosh bojën në ujin
ku do të hedhësh copëzat e tij
por nuk do të shuash kurrë
vijat që pena gërvishti
mbi letrën e pambuktë
ku shkruhet historia
e perandorisë së dashurisë
që ndërtova larg teje
e që humbi petalet
pa arritur lulëzimin
do të vijnë të tjerë
nipër e stërnipër
që në një sirtar të vogël
nën gazetën e ditës së Shën Gjonit
do të gjejnë një ditë
copëzat e ronitura të pergamenit
që përshkruajnë perandorinë
ku unë e ti ishim zotër
do të ngjisin dhe dy gjysmat e zemrës
ku një dorë stërgjyshore shkroi dikur
emrin tim e tëndin
ngushtë e ngushtë, bashkë e pranë
si atëherë, si një herë, si kurrë më
15 maj 2007
«Parisi në shi»
Parisi në shi nuk është më Paris
ai kthehet në xhungël a savanë
dhe shiu me gjyma
i jep rreshjet e duhura tropikale
kështu ndryshon edhe fauna
dhe njerëzit si zebra e gjirafa
vërsulen hyrjeve të metrosë
si kope shtazësh të etura
drejt oazeve të pakta të shkretëtirës
Në tren, u ngrihen prej trupit
avujt e ujit të shiut
dhe xhamat tashmë të marrtë
nga bulëza të imëta avulli
kërkojnë të marrin pak frymë
kur hapen dyert si epiglote
dhe në ndalesat e rregullta të trenit
ajri i ri shkëmbehet me lagështirën
si udhëtarët tashmë të terur me dordolecë të lagur
Treni vazhdon rrugën mbi shinat e tij të thata
dhe mbi trasetë e lagura të flokëve të mi
kullojnë pika uji që rëndesa i përplas
mbi faqet e librit si lupa liliputësh
për të zmadhuar shkronja tek-tuk
e më pas për të shkrirë në një
puthjen e faqes me faqen përballë
se treni arrin tek ndalesa ku dal
dhe libri mbyll faqet e bardha ku lexohen të zezat
ai kthehet në xhungël a savanë
dhe shiu me gjyma
i jep rreshjet e duhura tropikale
kështu ndryshon edhe fauna
dhe njerëzit si zebra e gjirafa
vërsulen hyrjeve të metrosë
si kope shtazësh të etura
drejt oazeve të pakta të shkretëtirës
Në tren, u ngrihen prej trupit
avujt e ujit të shiut
dhe xhamat tashmë të marrtë
nga bulëza të imëta avulli
kërkojnë të marrin pak frymë
kur hapen dyert si epiglote
dhe në ndalesat e rregullta të trenit
ajri i ri shkëmbehet me lagështirën
si udhëtarët tashmë të terur me dordolecë të lagur
Treni vazhdon rrugën mbi shinat e tij të thata
dhe mbi trasetë e lagura të flokëve të mi
kullojnë pika uji që rëndesa i përplas
mbi faqet e librit si lupa liliputësh
për të zmadhuar shkronja tek-tuk
e më pas për të shkrirë në një
puthjen e faqes me faqen përballë
se treni arrin tek ndalesa ku dal
dhe libri mbyll faqet e bardha ku lexohen të zezat
12 maj 2007
«fletorka»
m'i ruan fletorka
me fanatizmin e Biblës
fjalët e zemrës
Ungjilli im
i këndon perëndisë
së dashurisë
dhe Mesia e paardhur
mbete ti
me fanatizmin e Biblës
fjalët e zemrës
Ungjilli im
i këndon perëndisë
së dashurisë
dhe Mesia e paardhur
mbete ti
«Tu es partout»
Kur zgjodha këngën tonë
(ti këtë s'e dije)
zgjodha një për dashuri të humbur.
Gabova.
Por duhej medoemos ta këndonte Edit Piafi,
duhej patjetër të ish kënga
që mbolli lot në sytë e tu
që lot s'kishin njohur kurrë.
Të preku,
e ndërsa përkthimi im i varfër i çastit
të lagte qerpikët korb të zinj
me valë të kripura loti,
diku në të ardhmen diçka na ndau
dhe kënga mori kuptim.
Prandaj, tu es partout.
(ti këtë s'e dije)
zgjodha një për dashuri të humbur.
Gabova.
Por duhej medoemos ta këndonte Edit Piafi,
duhej patjetër të ish kënga
që mbolli lot në sytë e tu
që lot s'kishin njohur kurrë.
Të preku,
e ndërsa përkthimi im i varfër i çastit
të lagte qerpikët korb të zinj
me valë të kripura loti,
diku në të ardhmen diçka na ndau
dhe kënga mori kuptim.
Prandaj, tu es partout.
10 maj 2007
«Të dua, s'të dua»
Të dua - s'të dua
Luledelja s'ka më petale
S'mbaj mend ku e ndale
Ditën kur u largove
Pasi më përvëlove
Me flakën e dashurisë
Me zjarrin e rinisë
Çdo vit pres praverën
Të gjej prapë luleshqerrën
Të vogël sa një thua
Ta pyes a të dua
Stinën kështu e nis
Me luledelen prapë e bitis
Pa ditur në të dashuroj
Duke ditur se s'të harroj
As në net vetmie
As në ditë shoqërie
Të dua - s'të dua
Luledelja s'ka më petale
S'mbaj mend ku e ndale
Ditën kur u largove
Pasi më përvëlove
Me flakën e dashurisë
Me zjarrin e rinisë
Çdo vit pres praverën
Të gjej prapë luleshqerrën
Të vogël sa një thua
Ta pyes a të dua
Stinën kështu e nis
Me luledelen prapë e bitis
Pa ditur në të dashuroj
Duke ditur se s'të harroj
As në net vetmie
As në ditë shoqërie
Të dua - s'të dua
«Mos më lër»
Mos më lër
Duhet harruar
Gjithçka mund të harrohet
Nga ç'ka kaluar
Të harrojmë kohën
E keqkuptimeve
Dhe kohën e humbur
Duhet të dimë se si
Të harrojmë ato orë
Që me goditje 'pse'-je
Vrisnin ndonjëherë
Zemrën e lumturisë
Mos më lër
Mos më lër
Unë do të të dhuroj
Perla shiu
Të sjella nga vende
Ku shi nuk bie
Do të rrëmoj dheun
Deri pas vdekjes
Për të mbuluar trupin tënd
Me ar e me dritë
Do të ndërtoj një mbretëri
Ku dashuria do të jetë mbret
Ku dashuria do të jetë ligj
Ku ti do të jesh mbretëreshë
Mos më lër
Mos më lër
Për ty do të shpik
Fjalë të pakuptimta
Që ti do t'i kuptosh
Do të të flas
Për ata dashnorët
Që dy herë panë
Zemrat e tyre të përflaken
Do të të tregoj
Historinë e atij mbretit
Që vdiq ngaqë
S'mundi të të takonte
Mos më lër
Mos më lër
Shpesh kemi parë
Të shpërthejë zjarri
I një vullkani të lashtë
Që e dinim tepër plak
Duket se ka
Dhe toka të zhuritura
Që japin më shumë drithë
Sesa një prill i mbarë
Dhe kur mbrëmja bie
Edhe e kuqja dhe e zeza
Martohen bashkë
Që qielli të flakërojë
Mos më lër
Mos më lër
Më nuk do të qaj
Më nuk do të flas
Do të fshehem atje
Duke të parë
Tek kërcen e buzëqesh
Duke të dëgjuar
Tek këndon e qesh
Më lër të bëhem
Hija e hijes tënde
Hija e dorës tënde
Hija e qenit tënd
Mos më lër
Mos më lër
Mos më lër
Mos më lër
Zhak BREL
Duhet harruar
Gjithçka mund të harrohet
Nga ç'ka kaluar
Të harrojmë kohën
E keqkuptimeve
Dhe kohën e humbur
Duhet të dimë se si
Të harrojmë ato orë
Që me goditje 'pse'-je
Vrisnin ndonjëherë
Zemrën e lumturisë
Mos më lër
Mos më lër
Unë do të të dhuroj
Perla shiu
Të sjella nga vende
Ku shi nuk bie
Do të rrëmoj dheun
Deri pas vdekjes
Për të mbuluar trupin tënd
Me ar e me dritë
Do të ndërtoj një mbretëri
Ku dashuria do të jetë mbret
Ku dashuria do të jetë ligj
Ku ti do të jesh mbretëreshë
Mos më lër
Mos më lër
Për ty do të shpik
Fjalë të pakuptimta
Që ti do t'i kuptosh
Do të të flas
Për ata dashnorët
Që dy herë panë
Zemrat e tyre të përflaken
Do të të tregoj
Historinë e atij mbretit
Që vdiq ngaqë
S'mundi të të takonte
Mos më lër
Mos më lër
Shpesh kemi parë
Të shpërthejë zjarri
I një vullkani të lashtë
Që e dinim tepër plak
Duket se ka
Dhe toka të zhuritura
Që japin më shumë drithë
Sesa një prill i mbarë
Dhe kur mbrëmja bie
Edhe e kuqja dhe e zeza
Martohen bashkë
Që qielli të flakërojë
Mos më lër
Mos më lër
Më nuk do të qaj
Më nuk do të flas
Do të fshehem atje
Duke të parë
Tek kërcen e buzëqesh
Duke të dëgjuar
Tek këndon e qesh
Më lër të bëhem
Hija e hijes tënde
Hija e dorës tënde
Hija e qenit tënd
Mos më lër
Mos më lër
Mos më lër
Mos më lër
Zhak BREL
Stina e armëve
Ditët e fundit kam lexuar librin Stina e armëve të Petro Markos. Ky libër vërtetoi edhe një herë respektin që kam për autorin, prej të cilit nuk kam lexuar shumë, por që, ç'kam lexuar, e kam pëlqyer. Më pëlqejnë në radhë të parë temat të cilat ai trajton: tema të thjeshta, të gjetura dhe të ushqyera ndër popull, ashtu siç janë, me të mirat dhe me të këqiat e tyre. Së dyti, më pëlqen pikëpamja e tij e larmishme dhe levarashe, e cila, fare lehtësisht, të vendos në vendin e një malësori mirditor, të një labi, të një të reje intelektuale, të një bashkëpunëtori nazi-fashist, etj.. Pikërisht kështu ndodhi me librin e porsapërfunduar, nëpërmjet së cilit munda sërish të vlerësoja luftën për Çlirimin e Shqipërisë.
Nuk dua të thellohem në ngjarjet që trajtohen në libër, por më bënë përshtypje aftësitë përshkruese të shkrimtarit, i cili jepte përshtypjen se i njihte vendet që përshkruante me hollësi marramendëse. Nuk di sa të vërteta janë emërtimet dhe përshkrimet e imëta që jepen në libër, por, sidoqoftë, unë i besova aty-për-aty, çka më ndihmoi ta shihja librin dhe ngjarjet në të si diçka më të gjallë. E rekomandoj këtë libër për këdo që kërkon një pamje pak a shumë asnjëanëse të ngjarjeve të luftës, ku komunistët, ndryshe nga librat e tjerë të kohës, nuk ngrihem në qiell si komunistë, por si partizanë, si njerëz të thjeshtë, të gënjyer nga e kaluara, të ngritur në këmbë nga e tashmja e tyre dhe të udhëhequr nga shpresa për një të ardhme më të mirë.
Diçka qesharake që vura re kur lexoja librin në metro: njerëzit që kisha pranë dhe që mund të shquanin shkronjat e librit, viheshin në të keq kur nuk kuptonin asnjë fjalë nga ato që shihnin në letër, edhe pse ishin shkronja që i njihnin. Kjo më ka ndodhur dhe në kafene ku më kanë parë duke përkthyer. Por edhe unë, i poshtër siç jam, nuk i lë të shohin qartë se i ç'gjuhe është fjalori që jam duke përdorur, aq sa ka pasur disa që nuk kanë duruar më dhe më kanë pyetur vetë se në ç'gjuhë është. Tek kësi gjërash gjej dhe unë arsye për të vënë buzën në gaz të paktën një herë në ditë.
Nuk dua të thellohem në ngjarjet që trajtohen në libër, por më bënë përshtypje aftësitë përshkruese të shkrimtarit, i cili jepte përshtypjen se i njihte vendet që përshkruante me hollësi marramendëse. Nuk di sa të vërteta janë emërtimet dhe përshkrimet e imëta që jepen në libër, por, sidoqoftë, unë i besova aty-për-aty, çka më ndihmoi ta shihja librin dhe ngjarjet në të si diçka më të gjallë. E rekomandoj këtë libër për këdo që kërkon një pamje pak a shumë asnjëanëse të ngjarjeve të luftës, ku komunistët, ndryshe nga librat e tjerë të kohës, nuk ngrihem në qiell si komunistë, por si partizanë, si njerëz të thjeshtë, të gënjyer nga e kaluara, të ngritur në këmbë nga e tashmja e tyre dhe të udhëhequr nga shpresa për një të ardhme më të mirë.
Diçka qesharake që vura re kur lexoja librin në metro: njerëzit që kisha pranë dhe që mund të shquanin shkronjat e librit, viheshin në të keq kur nuk kuptonin asnjë fjalë nga ato që shihnin në letër, edhe pse ishin shkronja që i njihnin. Kjo më ka ndodhur dhe në kafene ku më kanë parë duke përkthyer. Por edhe unë, i poshtër siç jam, nuk i lë të shohin qartë se i ç'gjuhe është fjalori që jam duke përdorur, aq sa ka pasur disa që nuk kanë duruar më dhe më kanë pyetur vetë se në ç'gjuhë është. Tek kësi gjërash gjej dhe unë arsye për të vënë buzën në gaz të paktën një herë në ditë.
09 maj 2007
«dy kalimtarë në sheshin e pazarit shën katerinë»
dy kalamaj
një vajzë shtathedhur
e veshur si zanë a si flutur
një djalë më trupvogël
i veshur si mbret a si princ
kaluan përballë
dhe në sheshin e gurtë bojëhiri
sollën ngjyra të feksura
me flatrat e me pelerinat e tyre
që mbollën dhe bënë të çelnin menjëherë
buzëqeshje në fytyra pleqsh e të rinjsh
grash e burrash
mes së cilave ndriti dhe e imja
dy kalamajtë
shpejt morën qoshen e u larguan
dhe fytyrat e pleqve të të rinjve
të grave e të burrave
mes së cilave dhe e imja
morën hijen e mëparshme
ku pasqyrohen gurët e hirtë
retë e majme të murrme
dhe avujt e fundit
të kafes që u ftoh
një vajzë shtathedhur
e veshur si zanë a si flutur
një djalë më trupvogël
i veshur si mbret a si princ
kaluan përballë
dhe në sheshin e gurtë bojëhiri
sollën ngjyra të feksura
me flatrat e me pelerinat e tyre
që mbollën dhe bënë të çelnin menjëherë
buzëqeshje në fytyra pleqsh e të rinjsh
grash e burrash
mes së cilave ndriti dhe e imja
dy kalamajtë
shpejt morën qoshen e u larguan
dhe fytyrat e pleqve të të rinjve
të grave e të burrave
mes së cilave dhe e imja
morën hijen e mëparshme
ku pasqyrohen gurët e hirtë
retë e majme të murrme
dhe avujt e fundit
të kafes që u ftoh
08 maj 2007
«Çast erotik»
Sot s'kërkoj perde si çdo natë.
Hëna e qiellit të kthjellët depërton në dhomë
Dhe e lë të të tregojë me gishtin e saj.
Ti fle, por në sytë e mi të zgjon drita-zhivë e hënës
Dhe pulsimet e rregullta të qafës e kërthizës.
Aty kryqëzohen vijat që të vaditin trupin,
Aty token dhe pamjet e dy syve të mi
Që herë mbyllen për të shijuar pamje të tjera
(Që s'janë për t'u thënë)
E herë për të ruajtur ato që shtrihen para tyre:
Ajo gushë e lëmuar si gur lumi më grish buzët
—Unë i kafshoj!—
Ajo kërthizë e rrumbullakët si vorbull më grish gishtat
—Unë i shtrëngoj!—
Sakaq flladi mbrëmjesor largoj çarçafin prej kraharorit tënd
Ku me kujdes kishe mbuluar gjinjtë.
I sodis me formën e tyre të plotë,
Kërkoj të humbas mes tyre si foshnja e uritur
Dhe, si uji i malit që rrëshqet gur-mbi-gur
Kërkoj dhe unë të përshkoj atë reliev
Me skajet më të buta të qenies sime
Që të njohësh dhe ti më në fund
Shtigje e vija kënaqësie
Ku të prin trupi im.
Hëna e qiellit të kthjellët depërton në dhomë
Dhe e lë të të tregojë me gishtin e saj.
Ti fle, por në sytë e mi të zgjon drita-zhivë e hënës
Dhe pulsimet e rregullta të qafës e kërthizës.
Aty kryqëzohen vijat që të vaditin trupin,
Aty token dhe pamjet e dy syve të mi
Që herë mbyllen për të shijuar pamje të tjera
(Që s'janë për t'u thënë)
E herë për të ruajtur ato që shtrihen para tyre:
Ajo gushë e lëmuar si gur lumi më grish buzët
—Unë i kafshoj!—
Ajo kërthizë e rrumbullakët si vorbull më grish gishtat
—Unë i shtrëngoj!—
Sakaq flladi mbrëmjesor largoj çarçafin prej kraharorit tënd
Ku me kujdes kishe mbuluar gjinjtë.
I sodis me formën e tyre të plotë,
Kërkoj të humbas mes tyre si foshnja e uritur
Dhe, si uji i malit që rrëshqet gur-mbi-gur
Kërkoj dhe unë të përshkoj atë reliev
Me skajet më të buta të qenies sime
Që të njohësh dhe ti më në fund
Shtigje e vija kënaqësie
Ku të prin trupi im.
Abonohu te:
Postimet (Atom)