Të dua - s'të dua
Luledelja s'ka më petale
S'mbaj mend ku e ndale
Ditën kur u largove
Pasi më përvëlove
Me flakën e dashurisë
Me zjarrin e rinisë
Çdo vit pres praverën
Të gjej prapë luleshqerrën
Të vogël sa një thua
Ta pyes a të dua
Stinën kështu e nis
Me luledelen prapë e bitis
Pa ditur në të dashuroj
Duke ditur se s'të harroj
As në net vetmie
As në ditë shoqërie
Të dua - s'të dua
Nuk ka komente:
Posto një koment