me shpirtin akull të ftohtë
me zemrën gur të fortë
(si ngahera)
zë shkruaj poezi
prej thellësish pastaj fillojnë burojnë
shpërthejnë e vrullshëm pikojnë
pika shkronjash malli
që gdhendin gurin e fortë
dhe shkrijnë akullin e ftohtë
lëmohet dhe guri i zemrës
tretet dhe akulli i ndjenjës
prej vargut tim plot mall
që ulet pëlhurazi mbi ta
ja përse shkruaj me ndjenjë:
i thonë mall
ai më shtyn
ai më shkrin
ai më mbyt
ai më cyt
ai më ndjek
ai më pjek
e tok të zënë përqafuar
shkruajmë vargje
si dashnorë të përmalluar
*SHËNIM: Fjalë e urtë shqiptare.
Nuk ka komente:
Posto një koment