një ngritje zëri këtu
një prishje gjaku atje
një ditë e hedhur pas krahëve
një merak i hedhur mbi supe
një natë e pagjumë
një mëngjes i pazgjim
një ngritje zëri këtu
një prishje gjaku atje
një ditë e filluar
një merak i ripërtërirë
një natë e shumëpritur
një mëngjes i qoftëlargur
një ngritje zëri këtu
një prishje gjaku atje
kështu thuret jeta (ndonjëherë)
një qerthull e vorbullt
ku tura zhbëhet çdo ditë
ku lëmshi mblidhet çdo çast
Nuk ka komente:
Posto një koment