10 gusht 2009

[poezi pa titull]

S'i mbaj mëri për vitet e rinisë,
Që një nga një po m'ikin pa gëzim
As jetës plot andrralla, as dashurisë,
Që u tall ashtu siç desh me fatin tim.

Askënd nuk e kujtoj për keq në botë,—
Në zemrën time shteg të mbyllur s'ka
Mjafton një fjalë e çiltër, fjalë e ngrohtë,
Që të më bësh prapë mik e prapë vëlla.

1967

Jorgo BLLACI

Nuk ka komente: