05 gusht 2009

Gjuha shqipe

Ky artikull i shkurtër tek blogu Peizazhe të fjalës trajton në pak paragrafë disa nga mangësitë dhe pengesat në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe sot, si dhe mënyrën si ato lidhen me ekonominë e tregut.

Ekonomia e tregut nuk duhet parë negativisht që në përkufizim, sikurse duhet pranuar se ai (tregu) ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo mbi një sërë fushash të jetës shoqërore. Pa hyrë në debate për liberizmin, liberalizmin, teorinë laissez-faire dhe ekonominë e centralizuar, duhet pranuar se dora «e dukshme» e tregut dallohet qartë p.sh. nëpër gazeta shqiptare, të cilat për arsye ekonomike nuk marrin në punë gazetarë që shkruajnë mirë, ose nuk punësojnë redaktorë të përgatitur nga pikëpamja gjuhësore. Me motive kostoje mund të shpjegohet gjithashtu mungesa e «ë»-së për vite të tëra në shtypin e Tiranës. «Nuk kishim kohë, as para e as tastiera për t’u marrë me çikërrima si puna e 'ë'-së pa pika mbi kokë», mund të justifikohet drejtori i sotëm me fuoristrada.

Nuk ka komente: